PARIS- Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të martë nga Presidentit Emmanuel Macron në Francë, në kuadër të Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën. Kreu i qeverisë shqiptare ka ndarë pamje nga pritja në Pallatin Elysée në Paris, pak orë para nisjes së samitit.
“Paris – Mikpritja në Pallatin Élysée nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, pak para nisjes së samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën”, shkruan Rama.
Më herët, Rama zhvilloi një takim edhe me Ministrin e Drejtësisë së Francës, Gerald Darmani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ndau foto nga takimi i tyre me në fokus bashkëpunimin me partnerët francezë në kuadër të grupit të reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri,
“Për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standartet e me praktikat më të mira europiane”, shkruan Rama.
Këtë të martë, 6 janar, udhëheqësit e 30 vendeve perëndimore do të mblidhen ë Paris ku do të diskutojnë për situatën në Ukrainë. Samiti do të zhvillohet në Pallatin Élysée, ku do të jetë i pranishëm kryeministri shqiptar, Edi Rama. Gjithashtu, në samit do të ketë gjithashtu një prani prani amerikane, me kryenegociatorët e presidentit Donald Trump, Steve ëitkoff dhe Jared Kushner, të pranishëm në kryeqytetin francez, megjithëse sekretari i Shtetit, Marco Rubio, nuk ka gjasa të vijë, pavarësisht shpresave në disa kryeqytete evropiane se ai do të merrte pjesë gjithashtu.
Mësohet se liderëve të 35 vendeve, u është kërkuar zyrtarisht që të marrin disa masa paraprake, sidomos disa që kufizojnë ndjeshëm komunikimin e liderëve me jashtë. Samiti për Paqen në Ukrainë mbart një rëndësi të jashtëzakonshme për sigurinë dhe politikën ndërkombëtare, sidomos në pikën aktuale kur negociatat për një marrëveshje paqeje në Ukrainë i kanë afruar më shumë palët negociuese./ZËRI



