BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama është pritur në një takim nga Presidenti i Këshillit të Europës, Antonio Costa. Rama ndodhet në Bruksel për të marrë pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, me pjesëmarrjen e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve më të lartë të BE-së.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në seancën plenare “Thellimi i bashkëpunimit dhe avancimi i integrimit gradual, përfshirë ‘Roam like at home’, si dhe Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor” – të drejtuar nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, me pjesëmarrjen e Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme dhe Çështjet e Sigurisë, Kaja Kallas, si dhe Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola.
Ky samiti konsiderohet i rëndësishëm për ecurinë e procesit të zgjerimit dhe ka si qëllim të forcojë lidhjet mes vendeve të rajonit dhe Bashkimit Europian. Shqipëria dhe Mali i Zi do të paraqiten në tryezën e përbashkët si vendet më të avancuara në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, krahasuar me vendet e tjera të rajonit. Të dyja vendet kanë avancuar, madje me afate me afate të paracaktuara të anëtarësimit, respektivisht në 2028 dhe 2029.
Kujtojmë se ky samit është zhvilluar në vitin 2022 në Tiranë. Liderët e BE dhe ata të ballkanit perëndimor do të takohen përsëri vitin e ardhshëm më 1 qershor në samitin BE–Ballkani Perëndimor 2026, që do të zhvillohet për të dytën herë në Malin e Zi./ZËRI



