Salla: Deri më 9 prill ne duhet të plotësojmë detyrat e BE për të hapur fondet e IPARD


Salla: Deri më 9 prill ne duhet të plotësojmë detyrat e BE

Anids Salla

TIRANË-Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, teksa ka prezantuar në një konferencë për shtyp skemën e mbështetjes për fermerët për vitin 2026, është pyetur edhe për zhbllokimin e fondeve të IPARD III. Lidhur me fondet ministri bëri me dije se brenda datës 9 prill do të depozitohen masat e fundit të kërkuara nga BE, për të bërë më pas akreditimin e kësaj pakete.

“Ishim në Bruksel me ekipin dhe kemi diskutuar për të gjithë detyrat që kemi. Ne kemi qenë në datën 9 mars dhe brenda datës 9 prill duhet të dorëzojmë kërkesat që na janë kërkuar. Presim më pas akreditimin e paketës së IPARD”, tha Salla.

Prej më shumë se dy vitesh bujqësia shqiptare është pa miliona euro nga programi IPARD III, pasi fondet e Bashkimit Europian për zhvillimin rural janë bllokuar për shkak të dyshimeve për korrupsion. 

Në një seancë të Kuvendit, më tetor 2025, ish-kreu i SPAK, Altin Dumani deklaroi se është regjistruar një procedim penal për fondet IPARD dhe po bashkëpunohet me OLAF. Dumani u shpreh para Kuvendit se çështja ndodhet në fazën e hetimeve paraprake, ndërsa për momentin nuk jepen detaje për shkak të sekretit hetimor. Kreu i SPAK pa përmendur emra, u shpreh se po hetohet çdo person që dyshohet se ka kryer veprime të paligjshme.

Hetimi për IPARD II fillimisht nisi në 2023 nga OLAF (Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit). Nga hetimet OLAF identifikoi keqpërdorimin e 33 milionë eurove, fonde të BE-së në ndihmë të bujqësisë shqiptare. OLAF sqaroi se aplikantët për IPARD II ishin të detyruar të paguanin një përqindje të madhe të grantit të tyre për kompanitë konsulente të “përzgjedhura paraprakisht”, të cilat më pas do të lehtësonin kontratat me Agjencinë Shqiptare për Zhvillimin Rural dhe Bujqësinë (AZHBR), e cila shpërndante fondet. Si pasojë e rekomandimeve të OLAF, Bashkimi Evropian vendosi të ndërpresë financimin përmes programit IPARD 3, duke bllokuar qindra miliona euro që ishin planifikuar si mbështetje për fermerët shqiptarë./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top