TIRANË-Në kuvend teksa po diskutohej kërkesa për mocionin me debat lidhur me gjenocidin serb në Kosovë, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla akuzoi kryedemokratin Sali Berisha, se çdo kërkesë e këtij të fundit nuk ështe asnjëherë me qëllim të mirë. Balla riktheu ndeshjen Serbi-Shqipëri, duke ironizuar se tifozët serbë kur shanin Shqipërinë, thërrisnin ermin e Sali Berishës. Ndër të tjera Balla përmendi edhe bojkotin nga ana e opozitës për protestën në mbështetje të kereëve të UÇK-së që do të zhvillohet nesër.
Taulant Balla: Tifozët serbë kur donin të na shanin na thirrni ‘Sali Berisha Sali Berisha’. Një gazetar dhe mori në telefon dhe i tha more doktor pse thërrasin tifoz serb emrin tënd. E thërrasin se Saliu është dhëndri i mirë i Serbisë i ka shërbyer mirë Serbisë sa herë ka pasur mundësi. Kuvendi ka miratuar nga 1991 deri në 2025 9 rezoluta dhe 11 deklarata s ai përket gjtihcka ka ndodhur në kosovë nga 91 e deri në 2025….Do të kërkoja që përpara se të hedhim në votim këtë kërkesë tuajën të radhës t’i leoni dhe nuk do të harxhoj më asnjë seckond nga koha e vyer e Kuvendit për këtë çështje për të cilën ua kemi dhënë përgjigjen shpesh. Por po kaloj në diçka që është emergjente, asgjë që vjen nga Berisha, e kur lidhet me Kosovën nuk ka ardhur dhe ska për të ardhur kurrë ndonjëherë për mirë. Vendimi i PD i bërë publik dje për të bojkotuar protestën e nesërme mbarëkombëtare në mbështetje të UÇK është konfirmim i qëndrimeve dhe veprimeve kundër interesit të Kosovës. Meqë thatë se nuk doni të jeni përkrah kryeministrit, ai nuk do të jetë nesër. Pse nuk vini? Me kushtin që të mos e politizojë. Bëni dhe ju nesër një protestë meqë nuk doni me veteranët e luftës së UÇK. As me ne, bëni një tuajën. Mos hajdeni në shesh, por bëjeni në Shqup ose në ndonjë shesh tjetër dhe me këtë rast do tu vijë më shumë.
Në kundërpërgjigje nga foltorja, kryetari i PD-së Sali Berisha kujtoi masakrat e bëra në Kosovë, me data dhe numrin e viktimave civile. Kryedemokrati theksoi se ata që shkelin mbi gjakun tyre këtij gjenocidit, nuk janë shqiptarë, duke shtuar se kreu i Ps-së Edi Rama është një argat i Vuçiçit.
Sali Berisha: Të mohosh gjenocidin serb në Kosovë, të mohosh veten si shqiptar, ndërgjegjen e kombit tënd. Keni pasur njerëz në familje që kanë rënë për atdhe, e kanë dashur…Si mund të shkelmoni mbi këtë gjak?! Kreu juaj është argat i Aleksandër Vuçiç”. Ju sikur jeni ultranacionalistë serbë të verbër! Para se me ardhë këtu po lexoja, vitin e kaluar e kam ngritur këtu gjenocidin serb të Pobregut në Kukës. Gjenocidi serb i Kukësit është i stamposur në traktatet themelore të gjenocidit në botë. Dhe një përfaqësuesi juaj shkruante aty, gafa e Berishës, flet për gjenocid në Lumë. Çfarë ju shtyn ju të jeni kaq të pandjeshëm ndaj një çështje më thelbësore në ndërgjegjen e njeriut, në ndërgjegjen kombëtare? Pse keni ju këtë? Ku e gjeni ju forcën të shkelmoni mbi gjakun dhe jetën e këtyre njerëzve. Edhe serbë po të ishin, do ta votoja po ta kishin bërë shqiptarët. Edhe maqedonas po të ishin, do të votoja po ta kishin bërë shqiptarët. Gjenocidi është krimi më i shëmtuar dhe ai është jashtë çdo lloj koncepsioni. Ju bëheni bashkëautorë në krim me Edi Ramën. Ju bëheni bashkëautorë në krim monstruoz. Kur unë u thashë vitin e kaluar për Pobregun, lexoni mor. Po të jeni shqiptarë, lexoni. Në Pobreg 410 burra, gra e fëmijë i vranë dhe i dogjën të gjallë për civilë.



