Sali Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6


Sali Berisha largon Ervin Salianjin si drejtues politik në

Ervin Salianji dhe Sali Berisha

TIRANË-Kreydemokrati Sali Berisha ka larguar ish-deputetin e PD, Ervin Salianjin si drejtues politik në Njësinë 6 në Tiranë, zona e Kombinatit. Vendimi vjen pas tensioneve të krijuara nga një takim i mbajtur në Elbasan nga Salianji, i cili hapi një përplasje në distancë mes demokratit dhe Berishës.

Kujtojmë se pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike të mabjtur pasditen e djeshme (17 dhjetor), kryedemokrati Sali Berisha u pyet nëse do ta përjashtojë nga partia ish-deputetin Ervin Salianjin. Berisha u shpreh për mediat se “nuk kam thënë që s’ka vetëpërjashtime”, duke nënkuptuar se ish-deputeti po vetëpërjashtohet nga PD.

Kreu i PD akuzoi ish-deputetin Ervin Salianji se takimin në Elbasan e kishte organizuar në bashkëpunim me bandat kriminale të qytetit, konkretish Suel Çelën dhe kjo përbënte vijën e kuqe për partinë. Salianji mohoi lidhjet me bandat, duke i kujtuar kryedemokratit zgjedhjen si deputet të prokurorit Arian Ndoja, i cili i ka shpëtuar një atentati në Durrës.

Lëvizja vjen pak ditë nga protesta e lajmëruar e opozitës, e cila do tëmbahet të hënën më 22 dhjetor./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top