“Salah ka të drejtë të ndjejë atë që ndjen”, trajneri i Liverpulit reagon për përjashtimin e egjiptianit nga lista: Nuk ia kam idenë nëse ajo ishte ndeshja e tij e fundit

“Salah ka të drejtë të ndjejë atë që ndjen”, trajneri i Liverpulit reagon për përjashtimin e egjiptianit nga lista: Nuk ia kam idenë nëse ajo ishte ndeshja e tij e fundit

Dec 8, 2025 | 20:57






























Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, i është përgjigjur gazetarëve në konferencë për shtyp para ndeshjes ndaj Interit, duke u ndalur kryesisht mbi temën më të diskutuar, atë të Mohamed Salah , i lënë jashtë listës pas deklaratave të tij kundër klubit dhe trajnerit.

skysports-salah-slot-arne-mohamed_7103878

“A jam unë ai të cilit i referohet që e hodhi poshtë autobusit? I vetmi që mund të japë përgjigje për këtë është vetë Mo. Unë mund të hamendësoj, por nuk mendoj se kjo është gjëja e duhur për t’u bërë në këtë moment.

Ne i treguam që nuk do të udhëtojë me ne, ndaj ky ishte i vetmi komunikim që ka qenë nga ne për të. Padyshim, para të shtunës, ne të dy kemi folur shpesh, disa herë më gjatë dhe disa herë shkurtimisht. Ai ka të drejtën të ndjejë ato gjëra që ndjen. Unë nuk e kam ndjerë një gjë të tillë deri të shtunën pasdite, padyshim. Sepse mendoj se pasi nuk e hodha në fushë më, zakonisht lojtarët nuk e pëlqejnë aq shumë trajnerin. Por ai ka qenë shumë i respektueshëm ndaj stafit tim, lojtarëve të tjerë si dhe është stërvitur shumë.

Ndaj në një farë mënyrë ishte një surprizë për mua kur dëgjova pas ndeshjes se ai kishte bërë komente të tilla. Por siç e thashë, nuk është hera e parë dhe nuk do të jetë hera e fundit kur një lojtar që nuk luan, nuk jam i sigurt nëse ishte reagim emocional apo jo, thotë diçka të ngjashme me atë që tha ai. Por mendoj se reagimi im ndaj kësaj situate është i qartë dhe kjo është arsyeja pse ai nuk është me ne sonte. A ishte ajo ndeshja e fundit e tij për Liverpulin? Nuk ia kam idenë. Nuk mund të përgjigjem për atë pyetje në këtë moment”, tha trajneri i Liverpulit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top