Sala pohoi se pas datës 20 të çdo muaji në QSUT nuk ka analiza, Ministria e Shëndetësisë e mohon: S’ka ndërprerje


Sala pohoi se pas datës 20 të çdo muaji në QSUT nuk ka

Evis Sala

TIRANË-Ministria e Shëndetësisë ka dalë me një reagim pas deklaratës së ministres Evis Sala, e cila konfirmoi se në QSUT pas datë 20 të çdo muaji nuk do të mund të kryhen analizat laboratorike për pacientët e shtruar, për shkak të mungesës së fondeve. Lidhur me këtë deklaratë, ndryshe nga Sala, Ministria e Shëndetësisë thekson se shërbimi i analizave laboratorike vijon normalisht në të gjitha spitalet rajonale dhe universitare në vend. Sipas tyre, nuk ka asnjë ndërprerje të ekzaminimeve, veçanërisht për rastet urgjente që kryhen në çdo kohë.

Ministria e Shëndetësisë: Aktualisht nuk ka asnjë ndërprerje të kryerjes së ekzaminimeve laboratorike në spitalet rajonale dhe spitalet universitare në vend. Shërbimi vijon normalisht dhe pa asnjë ndërprerje, veçanërisht për ekzaminimet e urgjencës, të cilat kryhen në çdo kohë, duke garantuar trajtimin e menjëhershëm të pacientëve në nevojë. Strukturat shëndetësore janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke vlerësuar fluksin e pacientëve, profilin e sëmundshmërisë dhe sëmundjet bashkëshoqëruese, me qëllim ofrimin e një kujdesi të integruar dhe cilësor për çdo pacient. Institucionet përgjegjëse mbeten plotësisht të angazhuara për të garantuar vijimësinë e shërbimeve, cilësinë e tyre dhe reagimin në kohë ndaj çdo nevoje për shërbim shëndetësor laboratorik dhe jo vetëm.

Poll



Source link

Scroll to Top