Ministria e Shëndetësisë: Aktualisht nuk ka asnjë ndërprerje të kryerjes së ekzaminimeve laboratorike në spitalet rajonale dhe spitalet universitare në vend. Shërbimi vijon normalisht dhe pa asnjë ndërprerje, veçanërisht për ekzaminimet e urgjencës, të cilat kryhen në çdo kohë, duke garantuar trajtimin e menjëhershëm të pacientëve në nevojë. Strukturat shëndetësore janë në monitorim të vazhdueshëm të situatës, duke vlerësuar fluksin e pacientëve, profilin e sëmundshmërisë dhe sëmundjet bashkëshoqëruese, me qëllim ofrimin e një kujdesi të integruar dhe cilësor për çdo pacient. Institucionet përgjegjëse mbeten plotësisht të angazhuara për të garantuar vijimësinë e shërbimeve, cilësinë e tyre dhe reagimin në kohë ndaj çdo nevoje për shërbim shëndetësor laboratorik dhe jo vetëm.



