“Rritje pagash për mjekët e infermierët”, Rama nga Onkologjiku: 50 mln euro më shumë për Shëndetësinë në 2026


"Rritje pagash për mjekët e infermierët", Rama nga

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, ku u ndal edhe në Shërbimin Onkologjik. Gjatë isnpektimin, kryeministri Rama zhvilloi takim me mjekët dhe stafin shëndetësor të Onkologjikut, për të cilët deklaroi se do të ketë rritje pagash vitin e ardhshëm. 

Rritje pagash do të ketë për mjekët dhe infermierët, pasi shtoi se buxheti i vitit të ardhdhëm parashikon për shëndetësinë, 50 milionë euro më shumë se sa viti 2025. Jo vetëm kaq, Rama theksoi se në mesin e vitit të ardhshëm do të ketë edhe një shtesë prej 15 milionësh për rimbursimin e barnave në Onkologjik.

“Sa i përket vitit që vjen, ne kemi disa gjëra pozitive për shëndetësinë, e cila faktikisht kanë marrë 50 milionë euro më shumë se sa këtë vit. Nuk janë pak për buxhetin tonë dhe janë edhe 15 milionë euro ekstra vetëm për barnat onkologjike. Do kemi dhe një 15 milionësh tjetër në mesin e vitit të ardhshëm, për të pasur një rimbursim domethënës në shërbimin onkologjik. Kemi evidentuar në buxhet kapacitetet domethënëse për të rimbursuar mijëra pacientë, ndërkohë që ambicia është për të ngritur një institut kombëtar kërkimor. Do të vazhdojmë të rrisim pagat për mjekët dhe, patjetër, do të rrisim pagat për infermierët”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top