TIRANË- Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka prezantuar panorëm e performancës së ekonomisë shqiptare gjatë tremujorit të fundit. Në një konferencë për shtyp, Ibrahimaj deklaroi se disa sektorë si ndërtimi dhe transporti ka shënuar rritje të qëndrueshme, ndërsa komunikacioni dhe bujqësia kanë pësuar rënie.
Megjithatë, sipas ministres Ibrahimaj treguesit kryesorë sinjalizojnë stabilitet të ekonomisë shqiptare. Ibrahimaj theksoi se për 3-mujorin e fundit ekonomia është rritur me 3.8%, rritje më e lartë në krahasim me mesataren e BE-së.
“Për 3-mujorin e fundit të vitit 2025, rritja ekonomike ishte 3.8%, një rritje më e lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, që ishte 1.4% dhe më e lartë se sa mesatarja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, me 3%. Në detaj, vendet e Ballkanit Perëndimor, shtetet fqinje u rritën me norma të krahasueshme me ne. Disa vende që ne i kemi marrë si referencë, të BE-së, janë Italia, Greqia, Gjermania, Krocia apo Franca.
Në 3-mujorin e katërt ekonomia ka mbajtur trendin e të gjithë vitit, kryesisht rritja ka ardhur nga shërbimet. Sipas sektorëve më të detajuar, sektorët që kanë pasur performancë më pozitive kanë qenë ndërtimi, transporti, performancë negative ka pasur sektori i komunikacionit. Rënia është ndikuar nga ecuria e aktiviteteve, apo publiciteteve që janë brenda këtij sektori. Sektori i teknologjisë dhe informacionit ka qenë në rritje përgjatë këtij 3-mujori. Një tjetër sektor që ka rezultuar në rënie është sektori i pyjeve, peshkim dhe i bujqësisë.
Brenda bujqësisë më lini që të shpjegohem që këtu bëhet fjalë për sektorin bujqësore jo atë agroindustrial. Sa i takon kërkesës, struktura e kërkesës mbetet e pandryshuar. Eksportet janë rritur. Të gjitha treguesit që u paraqitën më parë janë tregues të tregojnë për një zhvillim për 3 mujorin e fundit, kurse për gjithë vitin 3.5% pak më e ulët se rrija e parashikuar nga qeveria 3.9%. Të gjithë treguesit tregojnë për një stabilitet të ekonomisë shqiptare. Si kërkesa e brendshme, por edhe oreksi i kompanive të huaja ka qenë në rritje, ka qenë në rritje, çka do të thotë se të investimet janë në rritje”, tha Ibrahimaj./ZËRI



