Rritja e pagës minimale në agjendë, Murati thërret takim për nesër

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve e drejtuar nga Hekuran Murati ka ftuar përfaqësuesit e institucioneve dhe shoqatave të ndryshme në një takim të rëndësishëm për të diskutuar rreth çështjes së rritjes së pagës minimale në vend.
Telegrafi ka siguruar emailin që u është dërguar nga Ministria e Financave, ku thuhet se takimi do të zhvillohet nesë më 30 tetor në orën 10:00.
Kujtojmë se edhe kryeministri në detyrë Albin Kurti të dielën më 26 tetor në seancën ku dështoi formimi i qeverisë, gjatë prezantimit të vendimeve që do të marrin si qeveri në javën e parë është edhe rritja e pagës minimale në 500 euro që prek një pjesë të madhe të punëtorëve në sektorin privat.
Në gusht të vitit 2024 Qeveria e Kosovës kishte marrë vendim për rritjen e pagës minimale në 350 euro për punëtorët e të gjitha moshave.
Ndërkohë, situata politike e Kosovës mbetet e paqartë, pasi vendi aktualisht është me qeveri në detyrë.
Kjo ka ngritur shqetësime lidhur me ndikimin që mund të ketë mungesa e një ekzekutivi në proceset e vendimmarrjes dhe miratimin e masave të tjera ekonomike. /Telegrafi/
`;
};
function injectAds() {
let adIndex = 0;
for (let i = 0; i < allArticleParapgraphs.length; i++) {
let loopCounter = i;
const paragraph = allArticleParapgraphs[i];
// Remove ‘.’ from classList.contains
if (paragraph.classList.contains(‘rebellt-item’) && paragraph.querySelector(‘img’)) {
loopCounter = 2;
}
if ((loopCounter + 1) % 3 === 0) {
if (adIndex >= adIds.length) {
break;
}
const paragraphToInjectAfter = paragraph;
if (adIndex === 1) {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
} else {
const adIdToInject = adIds[adIndex];
const adHtml = getAdHtml(adIdToInject);
paragraphToInjectAfter.insertAdjacentHTML(‘afterend’, adHtml);
adIndex++;
}
}
}
}
injectAds();
})();
Top Lajme








