Rritja e pagave në sistemin shëndetësor nis në qershor, Rama: Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin…


Rritja e pagave në sistemin shëndetësor nis në qershor,

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama nw podcastin e tij “Flasim” ka deklaruar se nga 1 janari i këtij viti Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të rritjes së pagave.

Ai bëri të ditur se nga muaji qershor do të ketë rritje pagash edhe në sistemin e shëndetësisë. Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel me kolegët e tyre, ndërsa shtesat mujore do të arrijnë deri në 18 mijë lekë për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët. Rama shtoi se këto masa përfshijnë edhe paga më të larta për turnet dhe një sistem rivlerësimi bazuar në përvojën.

“Nga 1 janari i këtij viti kemi hyrë në një fazë të re të rritjes së pagave, me një drejtim të qartë: rritje reale e të ardhurave dhe mbrojtje e fuqisë blerëse. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pagat nominale, të cilat, nga paga minimale në shkallë vendi, janë rritur në 500 euro, apo në mesataren e përgjithshme kanë arritur në rreth 10%, me një ritëm të qëndrueshëm si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat.

Po këtu bëhet fjalë për çka na ka munguar si mekanizëm, jo sepse nuk e kemi ditur mungesën, por sepse s’kemi mundur ta adresojmë si pasojë e mungesës së mundësive të ekonomisë. Sot që ekonomia na ka dhënë mundësi të reja, ne kemi vendosur të indeksojmë pagat në sektorin publik çdo dy vite, me mekanizma shtesë për kategori të ndryshme, dhe kësisoj të korrigjojmë impaktin e inflacionit mbi pagën për mësuesit, për mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, ushtarakët dhe administratën.

Një vëmendje e veçantë i është dhënë sistemit shëndetësor, ku nga qershori pagat do të rriten edhe në disa shërbime kritike. Mjekët e urgjencës do të trajtohen në të njëjtin nivel me të tjerët edhe për sa i përket rojeve, që janë një ngarkesë ekstra. Ndërkohë, shtesat konkrete do të arrijnë në 18 mijë lekë në muaj për mjekët dhe 12 mijë lekë për infermierët dhe teknikët, të shoqëruara me paga më të larta për turnet dhe një sistem rivlerësimi për përvojën.

Është një ndërhyrje e drejtpërdrejtë aty ku përgjegjësia është më e lartë dhe ku sistemi kërkon mbështetje të përditshme. Është një politikë e qëndrueshme, sepse është një rritje ekonomike e qëndrueshme dhe janë mekanizma të nevojshëm, që kjo rritje ekonomike i ka bërë të mundshëm dhe, patjetër, edhe të matshëm në atë që është llogaria e çdo familjeje që jeton me punë të ndershme,” tha Rama. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top