Rritja e ekonomisë! Rama: Tatimet mos të ushtrojnë presion për ryshfet dhe korrupsion ndaj privatit


Rritja e ekonomisë! Rama: Tatimet mos të ushtrojnë presion

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në aktivitetin për prezantimin e vendeve të lira të punës në sektorin publik. Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se ekonomia po rritet në mënyrë të qëndrueshme, por nënvizoi se administrata e tatimeve duhet të ndryshojë në raport me kompanitë private. 

Kreu i qeverisë theksoi se kompanitë nuk duhet të ndihen nën presionin e vazhdueshmëm të kërkesës për rryshfet apo të korrupsionit. Rama u shpreh se për të patur një reflektim të rritjes së ekonomisë te qytetarët, nevojitet nëj administratë e fortë, e aftë dhe me integritet.

Edi Rama: Nuk mjafton që qeveria të marrë vendimet e duhura, vendimet duhen zbatuar. Nuk mjafton që ekonomia të rritet nëse kjo nuk reflektohet në të ardhurat për qytetarët dhe për shtetin. Duhet një administratë e fortë, një administratë që ka aftësi dhe integritet për të pasur rritjen e vazhdueshme që kemi qoftë nga të ardhurat në dogana, qoftë nga të ardhurat në tatime. Duhet një administratë absolutisht ndryshe nga ajo që kemi pasur disa vite më parë që kompanitë të performojnë pa u ndjerë nën presionin e vazhdueshmëm të kërkesës për ryshfet apo të korrupsionit siç ka ndodhur deri jo shumë vite më parë. Patjetër duhet një administratë që është e mirëpozicionuar në raport me qëllimet e shpallura të qeverisë, që rritja e ekonomisë të përkthehet në rritje pagash dhe pensionesh.

Poll



Source link

Scroll to Top