Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ka ndikuar lufta në Iran! Do fusim risi me kapacitete teknologjike në treg


Rritja e çmimit të naftës, Rama: Ka ndikuar lufta në Iran!

Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste foli për rritjen e çmimit të naftës. Rama u shpreh se ndikoi lufta në Iran, por sipas tij, qeveria po përgatitet për një ndryshim të madh. Më tej, ai shtoi se përgatitet që të fusi në tregun e naftës disa risi që kanë të bëjnë me kapacitete të reja teknologjike.

“Na janë krijuar mundësitë dhe kjo do të thotë që funksionon ekonomia dhe e mësuam besoj që ekonomia nuk është thjesht e lidhur me çfarë bëjmë ne këtu, por edhe me çfarë ndodh edhe larg nesh. E mësuam këtë ne pandeminë, me luftën në Ukrainë dhe po e shikojmë prapë me naftën që po ndikohet nga lufta në Iran. Nga ana tjetër kemi mësuar që ne nuk rrimë me duarkryq dhe të themi se shiko se kjo është situata. Sepse qoftë me pandeminë apo tërmetin që ndodhi, qoftë me luftën në Ukrainë, ne kemi bërë reagime që kanë lehtësuar njerëzit dhe kanë ndihmuar që ekonomia të mos rrëzohet, Jemi i vetmi vend që kemi ulur çmimin e energjisë. Për naftën po përgatitemi për një ndryshim të madh. Shteti duke u futur e para të garantojë rezervat, dhe të ndikojë në çmimin e naftës duke e sjellë në parametra të arsyeshëm. Po përgatitemi që të fusim në tregun e naftës disa risi që kanë të bëjnë me kapacitete të reja teknologjike”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top