Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Finalizojmë krijimin e faktorit shtetëror, për stabilizimin e tregut


Rritja e çmimeve të naftës, Rama: Finalizojmë krijimin e

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi në podkastin e tij “Flasim” se, qeveria po shkon drejt finalizimit të krijimit të një faktori shtetëror që do të ketë ndikim në tregun e brendshëm të naftës, me synimin për të stabilizuar çmimet dhe për të rritur transparencën në këtë sektor. Lidhur me situatën aktuale ku çmimet e karburanteve kanë pësuar një rritje të ndjeshme, Rama theksoi ngritjen e një Task Force.

Kreu i ekzekutivit bëri me dije se Ministria e Ekonomisë dhe ajo e Financave kanë ngritur një Task Forcë të përbashkët për të parandaluar dhe monituar çdo rritje abuzive të çmimeve. 

“Në kushtet e kësaj krize të papritur, jemi në momentin kur do të finalizojmë krijimin e një faktori shtetëror me impakt në tregun e brendshëm të naftës, i cili do të luajë rolin e stabilizuesit të tregut. Ky mekanizëm do të ndikojë në rritjen e transparencës së çmimit dhe do të garantojë furnizimin në treg, duke pasur në mbështetje një kapacitet të rëndësishëm siç është garancia sovrane. Besoj shumë se ky do të jetë një moment kthese për të përmbushur një tjetër zotim të marrë me nisjen e mandatit të katërt, që nafta që tregtohet në Shqipëri të jetë një produkt në një nivel të pandikuar kaq fort nga luhatjet në tregjet ndërkombëtare”, tha Rama./ZËRI

 

Poll



Source link

Scroll to Top