Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për administratën në bashki


Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për

FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Qeveria ka miratuar këtë të mërkurë në mbledhjen e saj, ndryshime të rëndësishme në vendimin për pagat e punonjësve të njësive të vetëqeverisjes vendore (bashkive). Vendimi i ri sjell rritje të kufirit minimal të pagës për punonjësit administrativë dhe aplikon një indeksim të përgjithshëm prej 2.5% për të përballuar inflacionin.

Paga minimale administrative 50.000 lekë

Ndryshimi më i prekshëm është ai i pikës 11 të vendimit të vitit 2023. Sipas VKM-së së re, kufijtë e pagave bazë për punonjësit administrativë të bashkive tashmë janë përcaktuar në fashën: 50.000 – 57.000 lekë në muaj. Kjo shënon një rritje të dyshemesë së pagës për nivelet më të ulëta në administratën lokale.

Rriten pagat në pushtetin vendor, ja kufijtë e rinj për

Kush përfiton nga rritja dhe indeksimi?

Vendimi specifikon se rritja vjen si pasojë e dy faktorëve: politikës së rritjes së pagave dhe indeksimit vjetor.

Rritje + indeksim (2.5%), përfitojnë klasat e pagave III-1 deri në IV-4 (që zakonisht përfshijnë specialistët dhe nivelet ekzekutive të mesme/ulëta) si dhe punonjësit administrative.

Vetëm indeksim (2.5%) përfitojnë klasat e larta drejtuese I-2 deri në II-2 (drejtorë, përgjegjës sektorësh, etj.) dhe kufijtë minimalë/maksimalë të përgjithshëm.

Efektet financiare të këtij vendimi nisin në vitin 2026. Fondet do të mbulohen nga transferta e pakushtëzuar e qeverisjes qendrore (Buxheti i vitit 2026) si dhe nga të ardhurat e veta që mbledhin bashkitë.

Poll



Source link

Scroll to Top