TIRANË- Kuvendi nuk miratoi kërkesën e Partisë Demokratike për diskutimin dhe votimin e rezolutës mbi gjenocidin serb në Kosovë. Kjo çështje as nuk u fut në rendin e ditës për votim, në seancën e sotme plenare.
Ndërkohë, një sërë raportesh dhe projektligjesh të rëndësishme u miratuan në seancë:
Raporti vjetor i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave për vitin 2024 – 73 vota pro, 2 kundër dhe asnjë abstenim.
Raporti i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit në Shqipëri për vitin 2024 – 73 vota pro.
Raporti i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi për vitin 2024 – 73 vota pro dhe 1 kundër.
Projektligji “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” – 73 vota pro dhe 9 vota kundër.
Projektvendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kandidaturave për Komisionin Rregullator të KQZ-së – 73 vota pro dhe 1 kundër.
Më herët, gjatë seancës, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha kërkoi miratimin e një rezolute për gjenocidin serb në Kosovë. Nga fotltoja e Kuvendit, Berisha deklaroi se mohimi i gjenocidit serb përbën një mohim të ndërgjegjes kombëtare dhe një fyerje për sakrificën e shqiptarëve që kanë rënë për Atdheun.




