Rreth 18 orë seancë plenare! Me 85 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në Kodin Penal


Rreth 18 orë seancë plenare! Me 85 vota pro, Kuvendi i

kuvend

TIRANË- Parlamenti ka miratuar projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 ‘Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë’”, i ndryshuar. Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, me 85 vota pro janë miratuar ndryshimet e Kodit Penal.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ministri i Drejtësisë ka reaguar pas miratimit në Kuvend, duke e cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetit të së drejtës dhe përmbushjes së detyrimeve për integrimin europian.

“Pas 18 orë seancë plenare miratohet në Kuvendin e Shqipërisë paketa e ndryshimeve në Kodin Penal! Ndryshimet e miratura me 85 vota shënojnë një avancim tjetër në përpjekjen tonë të përbashkët për forcimin e shtetit të së drejtës, adresimin e shqetësimeve që lidhen me sigurinë publike, kontrollin e territorit, pastrimin e parave, trafikimin e qenieve njerëzore, terrorizmin etj. Veç kësaj, përmbushim gjithashtu detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit për në BE, përmes përafrimit të 7 akteve kyçe të Acquis communautaire. Sfida e madhe që kemi tani përpara është projekti për një Kod të ri Penal, për të cilin është bërë një punë e shkëlqyer me transparencë e gjithëpërfshirje dhe procesi vijon për të mbledhur kontributet më të mira e për të bërë reflektimet e duhura”, shkruan Lamallari.

Lamallari prezantoi dje projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.01.1995 “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, duke sqaruar se ndryshimet vijnë në kuadër të procesit të integrimit europian të vendit

Paketat e miratuara përfshijnë një sërë ndryshimesh të rëndësishme në Kodin Penal, mes tyre dekriminalizimin e shpifjes, ashpërsimin e dënimeve për ndërtimet pa leje dhe zjarrvëniet, si edhe masa më të rrepta për parkimin e dyfishtë, që parashikon gjobë ose deri në një vit burg. Po ashtu, ndryshimet synojnë forcimin e mbrojtjes për gazetarët, duke parashikuar dënime nga 2 deri në 5 vite burg për kanosje dhe dhunë ndaj tyre./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top