Rregullorja e re e Kuvendit: PS-PD përplasen për miratimin e përshpejtuar të ligjeve të BE-së! Peleshi dorëzon propozimet


Rregullorja e re e Kuvendit: PS-PD përplasen për miratimin e

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin

TIRANË- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin ka vijuar diskutimet në parim për ndryshime në rregulloren e Kuvendit. Partia Socialiste, me firmën e kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, ka propozuar disa amendime të reja që prekin nga raportimet e deri te përjashtimet e deputetëve.

Një nga ndryshimet më të debatueshme lidhet me nenin 28, sipas të cilit, megjithëse si rregull Kuvendi nuk mund të shqyrtojë më shumë se tre projektligje me procedurë të përshpejtuar në një periudhë prej 9 javësh, nga ky kufizim përjashtohen ligjet që kanë të bëjnë me procesin e integrimit në BE. Drafti i Peleshit parashikon shtimin e fjalëve:

“Neni 28, bëhen këto ndryshime. Në pikën 2 fjalia e dytë hiqet.  Në fund të pikës 5 shtohen fjalët  ‘me përjashtim të projektligjeve që synojnë përafrimin e legjislacionit, marrëveshjet që lidhen me zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe/ose detyrimeve që dalin nga procesi i negociatave të anëtarësimit, kur shqyrtimi i tyre është i nevojshëm për respektimin e afateve që rrjedhin nga procesi i negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”, tha Peleshi.

Nga ana tjetër, nga radhët e opozitës pati kundërshtime. Gazment Bardhi u shpreh kundër, duke argumentuar se procedura e përshpejtuar, e cila parashikon një javë për miratimin e ligjeve të përafrimit, cënon transparencën dhe konsultimin publik. Përkundër tij, Taulant Balla mbështeti propozimin, duke theksuar se Kushtetuta nuk përjashton ligjet e integrimit nga procedura e përshpejtuar.

“Procedura e përshpejtuar me 1 javë e miratimit të ligjeve përafruese të BE-s cënon transparencën dhe konsultimin publik”, u shpreh Bardhi.

Por, Badhi ka hasur kundështinë e kreut të Grupit të PS-së, Taulant Balla, i cili theksoi se Kushtetuta nuk përjashton ligjet e integrimit nga procedura e përshpejtuar.

“Kushtetuta ta ka përcaktuar se cilat nuk bëhen me procedurë të përshpejtuar as ke 81shi pika dhe dy dhe as ke 83 nuk ti ka përjashtuar ligjet e përafrimit të legjislacionit. E për pasojë kufizimi që kuvendi ka vendosur ne mendojë se duhet ta heqim”, tha Balla.

Ndryshimet e tjera të propozuara nga Peleshi përfshijnë:

-Një prej propozimeve të reja, është shmangia e ‘showt të politikës’ me krerët e drejtësisë në parlament. Pra,  kufizimin e përplasjeve politike të panevojshme gjatë prezantimeve të krerëve të drejtësisë në parlament

Afati i thirrjes së seancës propozohet të mos jetë 7 ditë përpara, por 2 ditë.

-Një tjetër propozim ka të bëjë me ndryshimin e rendit të ditës për seancat plenare. Aktualisht për të vendosur ose për të diskutuar në seancë çështje që nuk janë në rendin e ditës duhet miratimi nga 3/5 e deputetëve të pranishëm. Me ndryshimet e propozuara, do të kërkohet vetëm gjysma e deputetëve të pranishëm.

“Për të diskutuar ose vendosur në seancë plenare për çështje që nuk janë në rendin e ditës, Kuvendi merr vendim me jo më pak se shumicën e deputetëve të pranishëm. Propozimet për ndryshimin e rendit të ditës paraqiten me shkrim nga jo më pak se 10 deputetë, nga një kryetar i grupit parlamentar  vetëm para fillimit të seancës, para fillimit të diskutimit të një pike të rendit të ditës ose kur është pezulluar diskutimi. Në rastet kur kërkesën nuk e bën grupi parlamentar, kërkesa paraqitet nga një deputet dhe grupi mbështetës prej 10 deputetësh ngrihen në këmbë”, thuhet në pikën 2 të nenit 31 të propozuar.

-Një ndryshim tjetër lidhet sërish me afatin e mbledhjes së komisioneve, pasi tashmë kur një komision të thirret nga ¼ e anëtarëve, kryetari i komisionit përcakton datën dhe orën brenda 5 ditëve.

-Më shumë mundësi për opozitën në komisionet parlamentare për të zhvilluar seanca dëgjimore me ministrat, brenda një kohe të shkurtër.

Në nenin 36, është shtuar një fjali, sipas të cilës “Kur seanca dëgjimore kërkohet nga 1/3 e anëtarëve të komisionit, data dhe ora e mbledhjes së komisionit vendoset nga kryetari i komisionit brenda 5 ditëve kalendarike nga paraqitja e kërkesës.”

-Një tjetër propozim, ishte lënia në fuqi e ditëve të përjashtimit të deputetëve. Me një ndryshim, nuk do u quhen më ditë punë, por ditë kalendarike, dhe do u mbahet paga për ditët që janë të përjashtuar.

Me synimin për të gjetur një formulim konsensual me opozitën, Balla propozi mos hedhjen në votim të ndryshimeve të rregullores së Kuvendit në parim. Ndërkohë, më datë 21 maj do të çohet raporti për votim në seancë plenare. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top