Rrëfimi i sinqertë i tenistes franceze: Kam bërë gjoksin, e çfarë pastaj…?

Rrëfimi i sinqertë i tenistes franceze: Kam bërë gjoksin, e çfarë pastaj…?

Nov 4, 2025 | 7:32






























Rikthimi i Oceane Dodin, tenistes franceze që më parë kishte rënë jashtë 400 më të mirave në botë, ka bërë bujë ndërkombëtare në mënyrë krejt të papritur. 28-vjeçarja ishte tërhequr nga aktiviteti në dhjetor të vitit 2024 për t’u kuruar nga një problem në veshin e mesit që e kishte munduar për gati një dekadë.

francezja

Dodin u rikthye në fushë në fund të shtatorit, në një turne të vogël ITF, por u gjend në qendër të vëmendjes mediatike pas një interviste të dhënë në Francë.

Gjatë periudhës së pauzës, tenistja zbuloi se ishte bërë sportistja e parë aktive që i ishte nënshtruar një operacioni plastik për zmadhimin e gjoksit.

TENISTJA

E pyetur për zhurmën që shkaktoi rrëfimi i saj, Dodin për “Daily Mail Sport” tha: “E dija që njerëzit dhe gazetarët do të flisnin, sepse në këtë sport askush nuk e kishte bërë më parë. Por për mua nuk është asgjë e çuditshme. Janë vetëm gjinj, kaq. Nuk e prisja që do të bëhej gjithë kjo histori”.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top