“Roma e meritonte avantazhin”, Alegri e ka me të tijtë edhe pse fitoi: Në 35 minutat e para bëmë çdo gabim që mund të bënim

“Roma e meritonte avantazhin”, Alegri e ka me të tijtë edhe pse fitoi: Në 35 minutat e para bëmë çdo gabim që mund të bënim

Nov 3, 2025 | 8:18






























Masimiliano Alegri ka qenë kritik me lojën e skuadrës së tij edhe pse Milani mundi 1-0 Romën dhe iu bashkua grupit të kreut të renditjes në Serinë A.

fsdsfdfsdfsdsfdfdsfsd

Tekniku theksoi se ekipi kishte gabuar shumë deri te goli i avantazhit, duke i dhënë merita edhe Romës që sipas tij, e kishte merituar të shënonte e para.

“Në 35 minutat e para, Roma e meritonte absolutisht epërsinë. Nuk arrinim të luanim dhe bëmë çdo gabim teknik që mund të bëhej. Ishim nën presion të madh, mendoj se duhet të kishim ulur De Uinter ose Bartesagi për të detyruar ata që na bënin presion që të përshkonin më shumë rrugë. Nuk ndodhi kështu. Pastaj, kur kaluam në avantazh, u pozicionuam më mirë në mbrojtje. Në pjesën e dytë u rikthyem shumë mirë, patëm raste për të dyfishuar por nuk ia dolëm. Pastaj, natyrisht, duhet edhe të mbrohesh dhe ne u mbrojtëm mjaft mirë në zonë. Ata nuk kishin raste të pastra përveç 35 minutave të para.

Sot patëm një qasje të ndërlikuar në fillim, sepse ata ushtruan shumë presion. Në ndeshjet e tjera, patëm një fillim të mirë dhe një pjesë të dytë të dobët. Paradoksalisht, në pjesën e dytë, u kërkova lojtarëve të vazhdonin të ushtronin presion. U rreshtuam me katër mesfushorë dhe e hapëm fushën më shumë dhe arritëm të ushtronim më shumë presion sepse duke shtyrë Salemakers lart dhe duke zgjeruar në krah Riçin, ishim tashmë te mesfushorët e tyre që po hapeshin. Këto janë lëvizjet e një ekipi që duhet të përmirësojë vetëbesimin në cilësitë që zotëron përmes këtyre ndeshjeve.

 Të luash në “San Siro” nuk është e lehtë. Në këto tre ose katër ndeshje, me mungesën e Pulisiç, Rabio dhe Tomori, kemi pasur mundësinë të shohim edhe lojtarë me pak përvojë në këtë stadium. Ata ia dolën sa më mirë që mundën. Bartesagi nuk luajti mirë në 30 minutat e para, ashtu si edhe De Uinter, i cili, mendoj i luajti të gjitha pasimet mbrapa sepse luajti me shpinë nga kundërshtari. Pastaj Bartesagi bëri për 60 minuta mirë. Ishte një ndeshje e mirë. Duhet të rinisemi nga këtu. Mund të kishim bërë më mirë në 35 minuta, dhe kjo është ajo që bëmë.

Sa i përket Rafas, ai pati një ndeshje të mirë, ashtu si edhe Nkunku. Nëse kemi lojtarë me këto karakteristika, duhet ta rregullojmë disi ekipin në sulm. Nkunku është një lojtar i jashtëzakonshëm. Ai është i vogël, por arriti shumë herë topin me kokë dhe e mbrojti mirë. Ai vetëm mund të përmirësohet. Kam pasur shumë ekipe me një qendërsulmues dhe shumë pa një, gjëja e rëndësishme është të mbushet zona e penalltisë. Fofana mund të kishte shënuar gola, por nuk e bëri, do t’ia arrijmë. Edhe pa një qendërsulmues, do ta mbushim zonën e penalltisë disi”, tha Alegri pas ndeshjes.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top