Rojtare para se të merrte mandatin e deputetes? Reagon Zegjine Çaushi, publikon dokumentat: Kam qenë juriste!


Rojtare para se të merrte mandatin e deputetes? Reagon Zegjine

zegjine caushi-dokumentat

TIRANË- Deputetja Zegjine Çaushi ka reaguar duke mohuar lajmet që po qarkullojnë gjatë orëve të fundit, sipas të cilave pretendohet se socialistja më e re në Kuvend, ka punuar si “rojtare” në kompaninë “Illyrian Guard”. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Çaushi ka sqaruar qytetarët dhe ndjekësit, duke publikuar disa dokumenta që faktojnë sipas saj, se pozicioni i saj ka qenë juriste dhe jo rojtare.

Çaushi ka vijuar me sqarimin, teksa numëron pozicionet e saj të punës ndër vite. Ajo shtoi më tej edhe arsyet e largimit nga puna në “Illyrian Guard”, duke përgënjeshtruar sërish lajmin në media.

Rojtare para se të merrte mandatin e deputetes? Reagon Zegjine

dokumenti i publikuar nga deputetja Çaushi

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Qarkut Fier,
Për ju ndiej detyrim të reagoj.
Me gjithë respektin e madh që kam për mediat dhe gazetarët, ju lutem të ushtroni profesionin tuaj brenda kufijve të informacionit të saktë dhe verifikimit paraprak. Qytetarët tanë meritojnë të informohen drejt, jo të dezinformohen.
Sqarim publik:
Së pari, kushdo është i lirë të bëjë lajm, por jo duke shtrembëruar faktet.
Pozicionet e mia të punës, ndër vite, kanë qenë:
1. Specialiste e Emergjencave Civile
2. Kryeinspektore e IVMT
3. Juriste pranë shoqërisë “BA2” shpk (ndryshe nga çfarë paraqitet në media)
4. Juriste pranë shoqërisë “Illyrian Guard” ( Nga data 16 Maj 2024 deri në datën 25 Mars 2025, ndryshe nga çfarë paraqitet ne media)
Sa i përket të ardhurave të mia, ato janë të gjitha të deklaruara zyrtarisht (me transaksionet bankare), të shoqëruara me dokumentacionin përkatës pranë institucioneve përkatëse.
Ndërsa përsa i përket largimit tim nga puna në “Illyrian Guard”, sqaroj se shkëputja ka ndodhur në datën 25 mars 2025, ndryshe nga sa është paraqitur në media.
Qytetarët meritojnë informacion të saktë, dhe unë do të vazhdoj të jem transparente në çdo hap.
Ju falenderoj.

 

Poll



Source link

Scroll to Top