Rinovimi i Menja, Igli Tare zbulon paktin me portierin: Në fillim të sezonit kemi vendosur që…

Rinovimi i Menja, Igli Tare zbulon paktin me portierin: Në fillim të sezonit kemi vendosur që…

Nov 29, 2025 | 21:49






























Në ambientin e Milanit gjithnjë e më shumë përsëritet një pyetje rreth të ardhmes së portierit Majk Menja. Francezi është në fundin e kontratës së tij me kuqezinjtë dhe në qershor mund t’u japë lamtumirën si futbollist i lirë.

menja

Për këtë çështje është ngacmuar edhe Igli Tare, i cili ka folur në “Sky Sport” para ndeshjes Milan-Lacio.

“Majk është mirë, është ashtu siç mendonim ne se do të ishte, por bën një kampionat shumë të mirë bashkë me të tjerët.

Në fillim të sezonit kemi bërë një pakt bashkë, do të vazhdojmë pa i vendosur trysni njëri-tjetrit. Ka qetësi, të përqendrohemi te ndeshja dhe pastaj të shohim si rrjedhin gjërat”, u shpreh Tare.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top