Nuk ka kaluar pa vëmendje edhe çështja Mesi. Shumë kanë menduar se ka ardhur momenti që Laporta të tregojë të vërtetën e largimit të Mesit nga Barça. Por presidenti ka anashkaluar këtë fakt, duke u shprehur se vizita ishte më shumë një akt spontan se sa diçka e përgatitur.

“Unë e di se si ishte. Një akt spontan dhe Barça e mori vesh e fundit. Nuk e dija këtë. Është shtëpia e tij. Kur më thanë se si shkoi, mendova se ishte një shpërthim i këndshëm, spontan dhe një akt i Barçës. Është një marrëdhënie korrekte, nuk i kam dërguar asnjë mesazh.
Ne e duam atë këtu, kjo është shtëpia e tij dhe ai e di këtë. Ne e kemi thënë gjithmonë, është e drejtë që ai të ketë homazhin më të bukur në botë, mendoj se do të jetë i mrekullueshëm”, shtoi ai në lidhje me një homazh të mundshëm.
Barça është mbi të gjithë. Gjithsesi, dhe për të larguar çdo dyshim të mundshëm, ai e bëri të qartë se “nuk është realiste të flitet për rikthimin e Leo Mesit si lojtar”.
PANORAMASPORT.AL








