Partizani përfundoi në një situatë që nuk e kishte menduar. Sfida e fundit u luajt me Vorën tek “Arena e Demave”, pikërisht më 4 nëntor. Të kuqtë nuk do e kishin menduar asnjëherë, që do të nevojitej zëvendësimi i një mbrojtësi të qendrës, dhe vendin e tij do ta merrte një mesfushor.

Pikërisht kjo gjë ndodhi, pasi Marçelino Preka e kishte të pamundur të vazhdonte në përfundim të 55 minutave lojë.
Vendin e tij e mori Adnard Mehmeti sepse askush tjetër nuk luante në qendër të mbrojtjes në stol. Mehmeti e ka provuar si eksperiencë me Arbër Abilaliajn dhe po ashtu Skënder Gegën në krye.
Këtë herë ishte i detyrueshëm aktivizimi i tij, në mungesë të Mateo Çipit dhe Saliu Sembenes. Janjeva më parë kishte marrë vendin e Albion Markut, po ashtu të dëmtuar në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Më parë Partizani ka mbetur pa alternativa në qendër të sulmit, në këtë edicion të Superiores. Kështu ka eksperimentuar me aktivizimin e Besar Gudjufit. Mbetet për t’u parë si do veprohet ndaj Teutës.
PANORAMASPORT.AL







