Renditja nga Forbes, 50 klubet sportive më të shtrenjta në botë

Renditja nga Forbes, 50 klubet sportive më të shtrenjta në botë

Dec 22, 2025 | 22:32






























Forbes ka hartuar ren ditjen e përvitshme që klasifikon klubet sportive sipas vlerës së tyre financiare. Dominojnë ato të futbollit amerikan NFL me 30 klube në top 50, ndërsa 4 janë vetëm klube futbolli europian.

835cb000-dc41-11f0-a1ce-39295e57b193

RENDITJA E FORBES

Gjashtë vite më parë, skuadra sportive me vlerën më të lartë në botë vlente 5 miliardë dollarë (4,26 miliardë euro me kursin aktual, i njëjti që është përdorur për të gjithë renditjen). Sot, ajo shifër nuk do të mjaftonte as për të hyrë në top 50.

Dallas Cowboys konfirmohen në vendin e parë të renditjes së Forbes për vitin 2025, si çdo vit që nga 2016, por sot skuadra e NFL ka një vlerësim marramendës prej 11 miliardë eurosh. Së bashku, 50 ekipet më të mira vlejnë mbi 301 miliardë euro, pra një mesatare prej 6,05 miliardë secila, me një rritje prej 22% krahasuar me 2024 dhe më shumë se dyfish krahasuar me vetëm katër vite më parë.

renditja

Tetë marka në top 50 kanë regjistruar rritje vjetore prej të paktën 30%. Kjo shifër nuk përfshin Ferrarin dhe Mercedesin e Formulës 1, të cilët janë rritur me 58% që nga vitin 2023, por nuk janë vlerësuar nga Forbes vitin e kaluar.

NFL dominon në mënyrë të qartë, duke lënë vetëm dy klube (Cincinnati Bengals dhe New Orleans Saints) jashtë renditjes top-50 nga 32 gjithsej. Shumë mirë edhe NBA me 12 ekipe. Dobët MLB (bejsbolli), që fut vetëm dy (Yankees dhe Dodgers), ndërsa NHL (Liga e Hokejit) nuk ka asnjë. Ja renditja e plotë, nga fundi drejt majës.

NGA VENDI 50 DERI NË 41: LIVERPOOL, RAPTORS, BARCELONA DHE NETS

Në fund të kësaj renditjeje shumë të pasur, gjejmë në vend të barabartë Liverpool (Premier League), Toronto Raptors (NBA) dhe Detroit Lions (NFL) me 4,60 miliardë euro. Në vendin e 47-të janë Phoenix Suns (NBA) me një diferencë minimale prej 30 milionësh (4,63). Më pas Philadelphia 76ers (NBA) me 4,64 miliardë.

Në vendin e 45-të Arizona Cardinals (NFL) me 4,7 miliardë. Dy skuadra ndajnë vendin e 43-të me 4,77 miliardë: Brooklyn Nets (NBA) dhe Jacksonville Jaguars (NFL). Në vendin e 42- të futet një ekip jo-amerikan: Barcelona me 4,81 miliardë.

NGA VENDI 40 DERI NË 31: HEAT, MERCEDES DHE CHIEFS

Dy skuadra në vendin e 40-të: Miami Heat (NBA) dhe Carolina Panthers (NFL) me 4,85 miliardë. Përpara tyre Indianapolis Colts (NFL) dhe Houston Rockets (NBA) me 5,02 miliardë. Në vendin e 37-të Buffalo Bills (NFL) me 5,07 miliardë. Në vendin e 34-të një treshe: Mercedes F1, Los Angeles Chargers (NFL) dhe Chicago Bulls (NBA) me 5,12 miliardë. Në vendin e 33-të Baltimore Ravens (NFL) me 5,20 miliardë. Më sipër Kansas City Chiefs (NFL) me 5,28 miliardë. Renditja mbyllet në vendin e 31-të me Minnesota Vikings (NFL) me 5,33 miliardë.

NGA VENDI 30 DERI NË 21: SHUMË NFL DHE CELTICS, MAN UNITED E FERRARI

Tre “të huaj” në një grup kryesisht të përbërë nga NFL. Në vendin e 30-të Tennessee Titans (NFL) me 5,37 miliardë, të ndjekur nga Atlanta Falcons (NFL) me 5,41. Në vendin e 28-të Cleveland Browns (NFL) me 5,45 miliardë. Në vendin e 26-të, me 5,54 miliardë, Pittsburgh Steelers (NFL) dhe Ferrari, skuadra e dytë e Formulws 1 në renditje dhe e para për vlerë në kategorinë e saj. Në vendin e 24- të Tampa Bay Buccaneers (NFL) dhe Manchester United (Premier League) me 5,63 miliardë. Më pas Green Bay Packers (NFL) me 5,67. Në vendin e 21-të, Boston Celtics (NBA) dhe Seattle Seahawks (NFL) me 5,7 miliardë.

NGA VENDI 20 DERI NË 11: REAL MADRID, DODGERS DHE CLIPPERS

Afrohemi te top 10. Në vendin e 20-të Real Madrid i Florentino Perez me 5,75 miliardë. Në vendin e 19-të Los Angeles Dodgers (kampionë të MLB) dhe Denver Broncos (NFL) me 5,80 miliardë. Në vendin e 17-të Houston Texans (NFL) me 6,3 miliardë. Përpara tyre Miami Dolphins (NFL) dhe Los Angeles Clippers (NBA) me 6,4 miliardë. Në vendin e 14-të Washington Commanders (NFL) me 6,48 miliardë. Një shkallë më lart Las Vegas Raiders (NFL) me 6,58. Në vendin e 12-të New York Jets (NFL) me 6,9 miliardë, pavarësisht rezultateve të dobëta sportive.

VENDI I 10-TË: NEW YORK YANKEES (MLB) DHE CHICAGO BEARS (NFL)

Top 10 që në fakt është top 11, pasi në vendin e 10- të janë të barabarta klubi i bejsbollit New York Yankees dhe Chicago Bears i NFL me 6,99 miliardë euro secila.

VENDI I 9-TË: PHILADELPHIA EAGLES (NFL)

Fituesit e Super Bowl-it të fundit vlejnë 7,07 miliardë euro, me një rritje prej 26% krahasuar me vitin e kaluar.

VENDI I 8-TË: SAN FRANCISCO 49ERS (NFL)

Marka historike renditet e teta me 7,33 miliardë euro, +26% dhe dy vende më lart krahasuar me 2024.

VENDI I 7-TË: NEW ENGLAND PATRIOTS (NFL)

Gjashtë herë kampionë të NFL, pavarësisht fundit të epokës Brady-Belichick, mbeten në majë me 7,67 miliardë euro (+22%).

VENDI I 6-TË: NEW YORK KNICKS (NBA)

Edhe pse nuk kanë fituar titull NBA prej më shumë se gjysmë shekulli, të qenit skuadra kryesore e Nju Jorkut vlen shumë: 8,31 miliardë euro.

VENDI I 5-TË: LOS ANGELES LAKERS (NBA)

Me LeBron James dhe tashmë Luka Doncic, vlera e Lakers është rritur me 41%, duke arritur në 8,52 miliardë euro.

VENDI I 4-TË: NEW YORK GIANTS (NFL)

Me 8,60 miliardë euro, Giants përfitojnë edhe nga efekti “Nju Jork”, duke pasur edhe dy Super Bowl të fituar në shekullin e ri.

VENDI I 3-TË: LOS ANGELES RAMS (NFL)

Në podium, Rams vlejnë 8,94 miliardë euro, me një rritje prej 38% krahasuar me një vit më parë.

VENDI I 2-TË: GOLDEN STATE WARRIORS (NBA)

Edhe pse epoka e artë e Steph Curry po shkon drejt fundit, Warriors vlejnë sot 9,37 miliardë euro dhe janë numri një në NBA.

VENDI I 1-RË: DALLAS COWBOYS (NFL)

Nuk është surprizë: “America’s Team”, edhe pse nuk ka fituar Super Bowl që nga 1995, mbetet franshiza më e vlefshme në botë me mbi 11 miliardë euro. Pronari Jerry Jones, magnat i naftës, ka një pasuri personale rreth 18 miliardë euro.

ARTIN LLESHAJ – PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top