RENDITJA E FIFA/ Kualifikimi historik nuk mjafton, Shqipëria bie në klasifikim. Rekord i ri për Kosovën

RENDITJA E FIFA/ Kualifikimi historik nuk mjafton, Shqipëria bie në klasifikim. Rekord i ri për Kosovën

Nov 19, 2025 | 16:58






























Kualifikimi për herë të parë në play-off të Botërorit nuk i ka mjaftuar Kombëtares shqiptare që të ngjitë shkallë në renditjen e FIFA-s.

shqiperia

Fitorja me Andorrën ka sjellë pikë minimale, të cilat janë neutralizuar nga humbja në shtëpi ndaj Anglisë. Kësisoj, kuqezinjtë kanë humbur 0,27 pikë në krahasim me renditjen e një muaji më parë dhe kanë rënë nga vendi i 61-të, në atë të 63-tin.

Ndërkaq, bie në sy se Kosova ka vendosur një rekord të ri të saj pas fitores ndaj Sllovenisë dhe barazimit ndaj Zvicrës, që e shtynë drejt kualifikimit në play-off të Botërorit gjithashtu. Tashmë ajo është 4 vende më lart në klasifikimin e FIFA-s, duke u pozicionuar e 80-ta.

Klasifikimi i muajit nëntor në FIFA është ai tek i cili do të bazohen shortet për play-off të Botërorit, por edhe për fazën finale të tij. Ashtu siç dihet, renditja e FIFA-s për zonë e Europës mban Shqipërinë në vazon e tretë në short që do të thotë se do të luajë jashtë fushe ndeshjen e parë gjysmëfinale në play-off.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top