Rekordet e Spaletit, nga elita e 1000 pikëve te trajneri më i moshuar në derbin e Torinos

Rekordet e Spaletit, nga elita e 1000 pikëve te trajneri më i moshuar në derbin e Torinos

Nov 8, 2025 | 20:46






























Luçiano Spaleti vazhdon të shkruajë faqe të rëndësishme në historinë e futbollit italian. Trajneri i Juventusit, në moshën 66 vjeç e 246 ditë, u bë tekniku më i moshuar që drejton derbin e tij të parë kundër Torinos me “Zonjën e Vjetër” në Serinë A.

spaleti

Për më tepër, Spaleti është i dyti trajner që nga sezoni 1994-95 që ka drejtuar të tria derbit e mëdha të Italisë, atë të Milanos, Romës dhe Torinos – pas Klaudio Ranierit.

Por rekordet nuk ndalen këtu. Me ndeshjen e fundit, tekniku toskan ka regjistruar edhe një tjetër arritje madhore teksa ka prekur kuotën e 1000 pikëve në Serinë A, duke u bërë trajneri i pestë në histori që e arrin këtë shifër, pas legjendave Xhovani Trapatoni, Nereo Roko, Nils Liedholm dhe Masimiliano Allegri (duke llogaritur gjithmonë tre pikë për fitore dhe ndeshjet e fituara në tavolinë).

Një tjetër dëshmi e karrierës së jashtëzakonshme të Spalettit, që vazhdon të mbetet një prej mendjeve më të ndritura në futbollin italian.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top