TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim kreun e Kuvendit Niko Peleshi, kreun e grupit Taulant Balla, si dhe krerët e komisioneve parlamentare, i cili po zhvillohet në godinën e Këshillit të Ministrave. Takimi vjen pas konferencës së përbashkët që pati kryeministri Edi Rama, me ambasadorin e BE Silvio Gonzato.
Në fund të konferencës me ambasadorin, Rama refuzoi që ti përgjigjej pyetjes së gazetarëve në lidhje me hetimet e Prokurorisë së Posaçme, për zëvendësen e tij, Belinda Balluku. Takimi i Ramës, me kreun e Kuvendit, dhe krerët e komisioneve parlamentare, vjen në një kohë që në parlament do të diskutohet një prej projektligjeve më të rëndëssishme, ai për Buxhetin e Shtetit për vitin e ardhshëm.
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të mos reagojë deri tani për marrjen nën hetim të zëvendëses së tij Belinda Balluku, ndërsa një pjesë e mediave dhe opozita kanë nxjerrë dhe pjesë nga dosja hetimore e Prokurorisë.



