Reforma zgjedhore bën bashkë PS-PD, Gjikunuri dhe Bylykbashi presin delegacionin e ODIHR


Reforma zgjedhore bën bashkë PS-PD, Gjikunuri dhe Bylykbashi presin

takimi

TIRANË- Bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, zhvilluan një takim me delegacionin e ODIHR-it. Delegacioni ishte i përbërë nga Kakha Inaishvili, Raul Mureșan dhe Nataliya Vasylevska.

Përmes një postimi në Facebook, Gjiknuri bëri me dije se delegacioni u njoh me punën që ka kryer deri tani komisioni dhe u informua mbi hapat e ardhshëm. Sipas Gjiknurit, ekspertët do të prezantojnë para anëtarëve të komisionit projektligjin e ri për financimin e partive politike, një prioritet kyç që hap rrugën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it lidhur me Kodin Zgjedhor.

Postimi i plotë:

Bashkë me kolegun Oerd Bylykbashi pritëm në një takim delegacionin e ODIHR-it, të përbërë nga Kakha Inaishvili, Raul Mureșan dhe Nataliya Vasylevska. I informuam për ecurinë e deritanishme të punës në Komisionin e Posaçëm Parlamentar të Reformës Zgjedhore.

I njoftuam se javën e ardhshme do të prezantohet nga ekspertët, para anëtarëve të komisionit, projektligji i ri për financimin e partive politike. Me miratimin e këtij projektligji, që ishte edhe prioriteti i parë, Komisioni nis punën për adresimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it sa i takon Kodit Zgjedhor.

Misioni i ODIHR-it është i angazhuar të bashkëpunojë ngushtësisht me ekspertët e komisionit për gjetjen e zgjidhjeve teknike që adresojnë rekomandimet në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare për zgjedhjet.

Avancimi i reformës zgjedhore ka një rëndësi të mëdhe, sa i përket zgjedhjeve që zhvillohen në vendin tonë. Me prezantimin e projektligjit për financimin e partive dhe adresimin e rekomandimeve ndërkombëtare, komisioni synon të sigurojë zgjedhje më transparente dhe me standarde të larta ndërkombëtare. Financimi i partive është ligji i parë që teston palët, ndërsa prova më e vështirë do të jetë në verë, kur të ndërhyhet në Kodin Zgjedhor e ku palët kanë më shumë ndasi./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top