Reforma Territoriale dhe roli për integrimin në BE, ministri Demo: Po vjen një ‘cunami’ për bashkitë


Reforma Territoriale dhe roli për integrimin në BE, ministri Demo: Po

ervin demo

TIRANË- Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, gjatë një konference me gazetarët foli për nismat, arritjet dhe sfidat e pushtetit vendor. Demo është ndalur te Reforma Territoriale, duke theksuar rëndësia e saj të madhe për bashkitë.  Sipas Demos, punimet në Komisionin e Posaçëm të ngritur në Parlament për këtë reformë duhet të ecin më shpejt, dhe se reforma duhet t’u përgjigjet sa më mirë sfidave të së ardhmes.

“Ne do të luajmë rolin tonë për të përfshirë në territor të gjithë aktorët lokalë, sa i përket edhe reformës territoriale. Ne nuk kemi kohë për ta ngadalësuar procesin, dhe besoj që Komisioni do të ketë rolin e vet për të luajtur. Ne besojmë që duhet të jetë një reformë, transparente, gjithëpërfshirëse dhe e bazuar në të dhëna. Një reformë territoriale edhe nga pikëpamja e ndërlikimi real, sa i përket perfomancës nesër lidhet ngushtësisht me funksionet e bashkive. Duhet të jetë një reformë që i përgjigjet sfidave që ne presim dhe që mund të kemi përpara”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Demo u shpreh se arritja më e madhe e kësaj reforme ishte shëndeti financiar i Bashkive, duke theksuar borxhi për ta është në shifra jo problematike. Sipas ministrit, bashkitë janë të shëndetshme dhe nuk kanë detyrime të prapambetura. 

“Situata që ne kishim përpara dy viteve sot nuk është më sepse qeveria ka ndërhyrë duke mbështetur bashkitë që kanë patur vështirësi financiar. Sot që ne flasim, borxhi që bashkitë kanë është në shifra jo problematike, bashkitë janë të shëndetshme, nuk kanë detyrime të prapambetura që mund të krijojnë probleme në sistem. Ka 3-4 bashki që patjetër duhet të punojnë më shumë dhe qeveria është aty për t’i ndihmuar”, tha Demo.

Gjatë konferencës për shtyp, minitri foli edhe për rëndësinë e reformës në ambicien e vendit për integrimin në BE. Demo theksoi se bashkitë duhet të jenë të gatshme të ngrihen në një nivel tjetër, pasi paralajmëroi se po vjen nëj ‘cunami’.

Po ashtu gjatë kësaj konference për mediat, Demo përmendi rëndësinë e kësaj reforme në ambicien e vendit për integrimin në BE. Ai paralajmëroi se në nivel bashkish po vjen një ‘cunami’.

“Bile unë mendoj se në momentin që jemi vend anëtar i BE do të kemi punë për të bërë për të rritur dhe për përmirësuar funksionimin e të gjitha institucioneve, duke përfshirë bashkitë. Procesi i integrimit është shumë kompleks dhe ne duhet të jemi të sinqertë që ai objektiv ambicioz që kemi, dhe ne jemi duke punuar fuqimisht, dhe vetvetiu nuk do të thotë që çdo gjë është zgjidhur. Procesi kërkon detyrimisht një transformim radikal të të gjitha institucioneve. Kur flasim për bashkitë, unë përmend faktin se një cunami është duke ardhur nga pikëpamja rregullative dhe e standardeve të reja që bashkitë duhet të plotësojnë si rrjedhojë e procesit të integrimit.”, tha ministri Demo. 

Reforma Territoriale synon riorganizimin e bashkive për t’i bërë më efikase, më të qëndrueshme financiarisht dhe më të afta për të përthithur fondet e BE-së./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top