Rebelim i plotë te Barcelona, lojtarët kundër personit që klubi katalanas ia “rrëmbeu” Antonio Kontes

Rebelim i plotë te Barcelona, lojtarët kundër personit që klubi katalanas ia “rrëmbeu” Antonio Kontes

Nov 24, 2025 | 22:21






























Barcelona po vuan një situatë të pazakontë në këtë sezon, me lojtarët të cilët tashmë janë në luftë të hapur me stafin e përgatitjes fizike. Shumë prej yjeve të skuadrës shohin pikërisht përgatitjen fizike që kanë bërë në këto muaj, si problemin kryesor të dëmtimeve të njëpasnjëshme të tyre.

fsdfdsfsdfsdsfdsfd

Përgjegjës i këtij departamenti është Hulio Tous, spanjolli 53-vjeçar i cili për shumë vite ka qenë krahu i djathtë i Antonio Kontes duke e ndjekur te Juventusi, Italia, Çelsi, Interi e Totenhemi. Pas eksperiencës në Angli, ai u kthye në vendlindje dhe në vitin 2024 u emërua te Barcelona, ku tashmë raportohet se është ktheyr në armikun kryesor të lojtarëve.

Shqetësimi më i madh ka ardhur nga Rafinja, pasi është zbuluar se atij i është përsëritur dy herë i njëjti dëmtim gjatë fazës së rikuperimit, kur po bëhej gati për të luajtur në “El Clasico”. Edhe Alehandro Balde, kishte pësuar një dëmtim të pazakontë në palestër, pasi i kishin llogaritur gabim peshat dhe kësisoj kishte pësuar dëmtim në bicepsin femoral.

Kjo ka bërë që shumë lojtarë të refuzojnë trajtimet e departamentit të përgatitjes fizike për dëmtimet e tyre. Lamin Jamal ishte një prej tyre dhe ai punësoi ekspertë të jashtëm për rikuperimin nga një dëmtim kohët e fundit. Kjo bëri që në klub të merrej vendimi që të kthehej puna përsëri në ritmet dhe metodologjinë e edicionit të kaluar dhe jo atë që kishte propozuar dhe vënë në zbatim gjatë verës Tous dhe stafi i tij, duke shpresuar që të ketë efekt.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top