Rasti i brazilianes, Federata Shqiptare e Volejbollit akuzon drejtuesit e Dinamos për kërcënime: U bëjmë thirrje të vetëpërmbahen

Rasti i brazilianes, Federata Shqiptare e Volejbollit akuzon drejtuesit e Dinamos për kërcënime: U bëjmë thirrje të vetëpërmbahen

Oct 28, 2025 | 13:55






























Volejbolli në Shqipëri është tronditur me çështjen e hapur për Nayara Ferreira. Brazilianes i është kërkuar t’i nënshtrohet “testit të gjinisë”.

Nayara Ferreira

Federata Shqiptare e Volejbollit ka akuzuar Dinamon për kërcënime, duke përmendur fyerjen edhe intimidimin.

Deklaratë e Federatës Shqiptare të Volejbollit

Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) po ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit që lidhen me znj. N.F. dhe dëshiron të informojë opinionin publik, si dhe të gjithë të interesuarit, se FSHV disponon të gjithë dokumentacionin dhe korrespondencën përkatëse me ekipin Dinamo Volley, ndërkohë që është në pritje të përmbushjes së detyrimeve përkatëse ndaj komunitetit të volejbollit, në lidhje me zgjidhjen e këtij rasti.

Federata garanton se do të veprojë me transparencë të plotë në çdo hap të ndërmarrë gjatë këtij procesi, por njëkohësisht shpreh shqetësimin për përdorimin e këtij rasti, i cili është tërësisht sportiv, si pretekst për shkelje të të drejtave të individit apo të komuniteteve të caktuara.

FSHV ka zbatuar me rreptësi të gjitha procedurat ligjore dhe statutore, në bashkëpunim të ngushtë me KOKSh dhe partnerët e saj ndërkombëtarë — FIVB dhe CEV.

Bordi Drejtues i FSHV-së ka referuar pranë Komisionit të Disiplinës rastet e fyerjeve dhe intimidimeve publike të bëra nga disa eksponentë dhe drejtues të shoqatës Dinamo Volley, në media dhe rrjete sociale. Federata u bën thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të vetëpërmbahen nga deklarata të pavërteta, dezinformuese apo dashakeqe, të cilat dëmtojnë partneritetin dhe bashkëpunimin institucional midis palëve.

Federata Shqiptare e Volejbollit rikujton se është organi përgjegjës për mbarëvajtjen, zhvillimin dhe organizimin e volejbollit në Shqipëri, dhe siguron të gjithë aktorët e përfshirë se do të vazhdojë të zbatojë me përpikmëri të gjitha detyrimet statutore dhe ligjore.

Tiranë, më 28 Tetor 2025

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al



Te lidhura














 












Source link

Scroll to Top