Raporti për Shqipërinë në PE! Eurodeputeti: Rasti Balluku dëshmon korrupsionin, rrezikon integrimin në BE


Raporti për Shqipërinë në PE! Eurodeputeti: Rasti Balluku

Michael Gahler

TIRANË-Në Komisionin për Punët e Jashtme në Parlamentin Europian, eurodeputeti Michael Gahler foli rreth vizitës së tij në Shqipëri, ku u ndal në rastin e zv.kryemnistres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku. Gahler  nënvizoi se në Shqipëri ekzistojnë struktura korruptive dhe aktivitete të krimit të organizuar, të cilat shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit.

Gahler theksoi se pavarësisht vendimit të Gjykata Kushtetuese të Shqipërisë që i jepte të drejtë veprimi SPAK,lidhur me Ballukun, mazhoranca refuzoi heqjen e imunitetit. Ai paralajmëroi se kjo ndikon në integrimin e vendit në Bashkimin Europian dhe theksoi që strukturat problematike të çmontohen përpara çdo anëtarësimi.

Eurodeputeti Michael Gahler: Ekzistojnë struktura korruptive dhe aktivitete të krimit të organizuar që, sipas të dhënave të paraqitura, shtrihen deri në nivelet më të larta të pushtetit. Mendoj se rasti Balluku është një ilustrim i qartë në këtë drejtim. Pavarësisht se Gjykata Kushtetuese u shpreh se SPAK kishte të drejtë të vepronte, mazhoranca refuzoi të heqë imunitetin. Kjo, në vlerësimin tim, tregon qartë qëndrimin e saj kur bëhet fjalë për përballjen me pretendime serioze dhe hetime në këtë fushë. Kjo situatë duhet të ndikojë edhe në qëndrimin tonë. Duhet të insistojmë që parimi i shtetit të së drejtës të zbatohet pa përjashtim për të gjithë dhe që strukturat problematike të çmontohen përpara çdo anëtarësimi. Struktura të tilla nuk duhet të bëhen pjesë e Bashkimit Evropian.

Poll



Source link

Scroll to Top