Raporti i Qeverisë për negociatat me BE: Progres në drejtësi dhe luftë ndaj krimit


Raporti i Qeverisë për negociatat me BE: Progres në drejtësi

foto ilustruese

TIRANË- Qeveria ka çuar në Kuvendin e Shqipërisë një raport të detajuar sa i përket negocimit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Në raport, evidentohet progres në reformën në drejtësi dhe përmirësim i rezultateve në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Sipas raportit, ka pasur gjithashtu një ulje e çështjeve të prapambetura në sistemin gjyqësor dhe rritje e eficiencës së gjykatave, si pjesë e përmbushjes së standardeve të kërkuara në procesin e negociatave me BE.

Pjesë nga raporti

Evidentohet një ulje e matshme e çështjeve të prapambetura (“backlog”) si në nivel sistemi, ashtu edhe në institucione kyçe. Në fund të vitit 20241, numri i përgjithshëm i çështjeve të prapambetura në gjyqësor ishte 137,101, rreth 2% më i ulët krahasuar me vitin paraardhës. Ndërsa në Gjykatën e Lartë, trendi i reduktimit është më i theksuar. Deri më datë 31.12.2025 backlog-u ishte 14,081 çështje, me një ulje të qëndrueshme ndër vite dhe një reduktim -24% në vitin 2025 krahasuar me 2024, si dhe -60% ulje kumulative nga niveli maksimal i korrikut 2020 deri në dhjetor 2025.

Krimi i organizuar: Gjatë vitit 2025 u ruajt një volum i  qëndrueshëm i veprimtarisë hetimore dhe i ndjekjes penale. U regjistruan 74 hetime të reja dhe u paraqitën 18 aktakuza të reja. Në vijim, u siguruan 61 vendime gjyqësore të formës së prerë, duke reflektuar avancim të qëndrueshëm të rezultateve në fazën gjyqësore.

Korrupsioni i nivelit të lartë: Ndjekja penale gjatë vitit 2025 pati fokus në konsolidimin e  rezultateve dhe përfundimin e çështjeve. U hapën 6 hetime të reja dhe u paraqitën 10 aktakuza të reja. Krahas kësaj, u regjistruan 6 vendime gjyqësore të formës së prerë dhe 5 dënime përfundimtare, duke dëshmuar vijimësi të shqyrtimit dhe vendimmarrjes së gjyqësorit në këtë kategori.

Korrupsioni- vepra penale të lidhura me korrupsionin (jo niveli i lartë): Në 2025, u evidentua një numër hetimesh dhe aktakuzash. Konkretisht, u regjistruan 878 hetime të reja dhe 236 aktakuza të reja. Në fazën gjyqësore, u raportuan 287 vendime gjyqësore të formës së prerë, si dhe 221 dënime përfundimtare, ç’ka forcon bazën e rezultateve të qëndrueshme në këtë grupim çështjesh.

Pastrimi i parave: Gjatë vitit 2025,  u regjistruan 207 hetime të reja dhe 23 aktakuza të reja. Njëkohësisht, u siguruan 16 vendime gjyqësore të formës së prerë dhe 16 dënime përfundimtare.

Poll



Source link

Scroll to Top