“Range Rover”-i i Flamur Nokës në lupën e hetuesve, Berisha “plas bombën”: E bleu Lulzim Basha, ja firma…


"Range Rover"-i i Flamur Nokës në lupën e hetuesve,

flamur noka-range rover

TIRANË- Prokurorët e Posaçëm po kryejnë veprime mbi hetimin pasuror që ka nisur ndaj deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka, që prej majit 2024. Kryedemokrati Sali Berisha konfirmoi instensifikimin e këtyre hetimeve, teksa ndau edhe disa detaje.

Në një konferencë për mediat, Berisha deklaroi se është ushtruar kontroll ndaj automjetit luksoz me të cilin lëviz Noka, tip “Range Rover”. Po ashtu, sipas Berishës, janë ushtruar kontrolle në një kompani private ku janë kërkuar faturat e makinës që kishte blerë Flamur Noka, që sipas kryedemokratit rezultoi se blerja ishte firmosur nga Lulzim Basha.

“Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani është kontrolluar para pak ditësh dy herë. Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturës së Flamur Nokës, që ka blerë Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj. Shkuan njërën ditë, i thanë ata s’kemi. Shkuan ditën tjetër, u thanë nxirrni. Çfarë doli. Veturën e kishte blerë Lul Basha.

Se është skenë e bukur. Sapo punonjësi i tha që, o zotëri ai nuk ardhur kurrë për të blerë veturë. I dha ai të dhënat e veturës, i tha ai, që këtë veturë e ka blerë Lul Basha, ja ku e ke. As nuk i mori fare dokumentet. Jo. Se krim duhej të ishte për Flamur Nokën. Por kjo është ngjarje reale, taze. Ja tha ku e ke firmën, e ka blerë Lul Basha këtë veturë, merre dosjen. Jo i tha, nuk më duhet për Lulin.”, tha Berisha.

Hetimi pasuror për Flamur Nokën ka nisur në vitin 2024, i cili dyshohet për fshehje pasurie, pastrim parash dhe shpërdorim detyre. Përpos hetimit pasuror, ku Noka dyshohet se ka fshehur një vilë në Gjirin e Lalzit, deputeti i PD po hetohet për veprimtarinë e paligjshme gjatë kohës kur ishte drejtor i Bordit të Entit Kombëtar të Banesave (viti 2008), ku duke përdorur funksionin publik u dha katër banesa nga fondi i të pastrehëve në qytetin e Sarandës familjarëve të tij, dy vëllzerve që jetonin në Belgjikë, gruas së vëllait dhe motrës që jeton në Kamëz./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top