TIRANË-Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka zbardhur detaje nga hetimi i SPAK ndaj Belinda Ballukut, ku shprehet se pjesë e dosjes së dorëzuar në Kuvend, është një bisedë telefonike mes një të pandehure në këtë çështje dhe një bashkëbiseduese.
Rama u shpreh se edhe nëse në atë bisedë “e pandehura i thotë bashkëbisedueses, Balluku më ka lidhur pas karriges, më ka vënë në fyt një thikë që kishte edhe disa pika gjaku të tharë dhe më ka thënë do të të vras, po nuk the kështu”, kjo nuk është provë e mjaftueshme për të kërkuar heqjen e imunitetit të një deputeti. Sipas Ramës fillimisht duhet të bëhej një verifikim i bisedës, një ballafaqim dhe më pas të sillej në Kuvend.
Edi Rama: Paraqitja e një incizimi mes një të pandehuri dhe një bashkëbiseduese, ku e pandehura sipas prokurorit na qenkësh kërcënuar. Nuk përmendet asgjëkundi në atë bisedë Belinda, ministrja, titullarja apo ndonjë gjë që duket si ndonjë kërcenim real. Unë vetë as nuk e kam dëgjuar as nuk kam ndërmend ta dëgjoj apo të lexoj proces verbalin, pro drejtësia ka detyrën e vet ti përdorë, që e paska shtyrë prokurorin të marrë të gjithë atë të përpjetë dhe të vijë të kërkoj arrestimin e një deputeteje, e cila është prindi i vetëm i një vajze minorene. Nuk po marr fare as për bazë faktin që kërcënimin prokurori e kishte, edhe përpara se sa ta pezullonte ministren. Ndërkohë që e nxori vetëm kur ra masa e pezullimit, duke e përdorur si rrethanë rëndësuese për të kërkuar me çdo kusht arrestin në një turra vrap i cili më shumë se sa një hap logjik i një procedure ku shfaqet një e dhënë e re, ngjan me një reagim emocional ndaj rrëzimit të masës së pezullimit nga Kushtetuesja. Nuk po them fare që një thënie e një të pandehur në të njëjti procedim nuk ka vlerën e të dëshmisë dhe nuk mund të konsiderohen si provë. S’po e quaj, e zë se e pandehuri i thotë bashkëbisedueses, Balluku më ka lidhur pas karriges, më ka vënë në fyt një thikë që kishte edhe disa pika gjaku të tharë dhe më ka thënë do të të vras, po nuk the kështu, apo nuk bërë ashtu. Po e marr që prokororët, kanë sjellë këtë. A ka njeri të ma tregojë si mund të vihet në kuvendin e Shqipërisë me një muhabet të tillë telefoni pa bërë asnjë ballafaqim, pa bërë asnjë kryqëzim dëshmish, pa bërë asnjë verifikim kur, ku ndodhi kjo. Sado në mënyrë të tmerrshme të përshkruhet në një bisedë telefonike mes dy grash, ose burrash, aq më tepër një i pandehur me një tjetër.



