Rama & Vuçiç letër të përbashkët në gazetën gjermane: Hyrje në tregun unik dhe Shengen edhe pa anëtarësim me veto


Rama & Vuçiç letër të përbashkët në

Rama dhe Vucic

TIRANË- Ashtu siç paraljamëroi më parë dhe gazetari i së përditshmes gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, Kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç kanë gati iniciativën e përbashkët për integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Na gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, dy liderët kanë shkruar një artikull të gjatë të titullar “Një rrugë realiste drejt BE-së”, duke zhvendosur fokusin nga anëtarësimi i plotë te integrimi në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Schengen.

Në shkimin e bërë publik, kryeministri i Shqipërisë dhe presidentti i Serbisë shprehin zhgënjimin e tyre për procesin e nisur që nga viti 2013 të intergrimit në BE për Ballkanin Perëndimor ku shkruajnë se: “asnjë anëtar i ri nuk është bashkuar me BE-në.” Ata e kanë cilësuar zgjatjen e procesit si dekurajues për rajonin, duke theksuar se këto territore duhet të shihen nga Brukseli si një hapësirë strategjike për zhvillimet e reja gjeopolitike.

Opinioni vazhdon më tej, ku dy lidërat shprehen se politikanë në Berlin Paris dhe në vende të tjera këmbëngulin që reformat e brendshme janë të nevojshme, por sipas tyre kjo nuk është e lehtë. Sipas tyre mbetet e vështirë që vendet e Ballkanit Perëndimor të bindin vendet e tjera anëtare të BE-së për përshpejtimin e proceseve të pranimit. Ata thonë se kjo është e barabartë me mbylljen e derës për vendet që presin të futen në familjen e madhe europiane.

“Shumë evropianë po pyesin nëse BE-ja mund të funksionojë ende në mënyrë efektive me shumë më tepër anëtarë. Shqetësimet në lidhje me vendimmarrjen, ekuilibrin institucional dhe kohezionin politik janë legjitime. Politikanët kryesorë në Paris, Berlin dhe gjetkë kanë theksuar se reformat e brendshme të BE-së mund të jenë të nevojshme për të siguruar që një BE e zgjeruar të mbetet e aftë për veprime vendimtare. Ne nuk jemi naivë.

Këto argumente kanë peshë. Ne kemi mësuar- shpesh në një mënyrë të vështirë – sa e vështirë është të bindësh të gjitha shtetet anëtare të përshpejtojnë proceset tona të pranimit dhe sa lehtë mund të bllokohet progresi, shpesh për arsye të rrënjosura në konsideratat politike të brendshme të shteteve anëtare.”

Megjithatë, t’u thuash anëtarëve të ardhshëm se duhet të presin për reformat e BE-së përpara se të bashkohen do të ishte e barabartë me mbylljen e derës: edhe më shumë fjalime solemne në të cilat riafirmohet një angazhim për pranimin e anëtarëve të rinj, ndërsa në fakt ndodh pak ose asgjë.”- shkuhet në artikull.

Rama dhe Vuçiç shprehen se për të arritur që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen në BE është e domosdoshme që qytetarët të besojnë në besueshmërinë e procesit dhe të shohin anëtarësimin si një mundësi të arritshme në një periudhë të arsyeshme kohore.

Sipas tyre ende ka entuziazëm për procesin, por theksohet se: entuziazmi për BE-në vazhdon pavarësisht zhgënjimeve të dhimbshme. Shqiptarët janë dhe mbeten optimistë. Serbët janë më skeptikë.”/ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top