Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve! Kryetari demokrat i Pukës s’hyn në mbledhje: Më dërguan ftesë gabimisht


Rama thërret kryebashkiakët në Pallatin e Kongreseve! Kryetari

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte kryebashkiakët në ambientet e Pallati i Kongreseve, në orën 11:00. Sipas burimeve, takimi zhvillohet me dyer të mbyllura në kuadër të turit të tij “Punët e Shqipërisë”.

Mësohet se në këtë takim janë ftuar jo vetëm kryebashkiakët që përfaqësojnë mazhorancën, por edhe ata që drejtojnë bashkitë nën siglën e opozitës. 

Ndërkohë, Rrok Dodaj, kryetari demokrat i bashkisë së Pukës thotë se nuk lejohet të marrë pjesë në mbledhje. Ai ka konfirmuar për mediat se kishte marrë ftesë për të qenë prezent, por garda nuk e ka lejuar të hyjë në sallë, pasi emri i tij nuk figuron në listën e pjesëmarrësve. Në një sqarim të mëtejshëm, ai tha se ftesa i është dërguar gabimisht nga sekretarja.

Disa prej kryetarëve demokratë pranojnë se kanë marrë ftesë, ndërsa të tjerë thonë se nuk janë ftuar. Kryetarët Miftar Dauti Hasit dhe Albert Mylyshi i Mirditës kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për këtë takim.

Ndër çështjet kryesore që pritet të diskutohen gjatë turit janë:

-Bashkimi Europian
-Ekonomia, pagat dhe punësimi
-Turizmi, kultura dhe diaspora
-Arsimi, bujqësia dhe siguria ushqimore

Takimi i së premtes është pjesë e vijimit të konsultimeve që Kryeministri Rama ka nisur që prej javës së kaluar me strukturat e Partisë Socialiste, pas diskutimeve të zhvilluara edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Ditët e fundit, numri një i kabinetit qeveritar ka mbajtur disa takime me strukturat e Partisë Socialiste në kryeqytet, si një parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme vendore. 

Poll



Source link

Scroll to Top