TIRANË- “Shqipëria Bëhet” proteston sot përpara Kryeministrisë, teksa kreu i kësaj force politike Adriatik Lapaj ka vijuar akuzat ndaj qeverisë.
Gjatë fjalës së tij, Lapaj është shprehur se tani më është koha e së mirës kundër së keqes, teksa shtoi se nuk trembet nga procedimet penale dhe do të vazhdojë nismën e tij, duke ftuar edhe diasporën që t’u bashkohet.
“Regjim i hajdutëve”, e quan Lapaj qeverinë, duke përmendur rastin e korrupsionit të zv.kryeministres, ndërsa nuk harron të përgëzojë funksionarë të drejtësisë që po përballen, siç thotë ai me “këtë kancer malinj”.
“Ftoj qytetarët të bashkohen dhe që Rama të dorëhiqet. Premtimet që dha, Rama gënjeu dhe nuk i mbajti! Është koha që brezi i ri të bashkohet. Është koha e së mirës kundër së keqes. Nuk trembem nga procedimet penale! Për të gjithë ata që kanë në shtëpi të sëmurë me kancer dhe nuk gjejnë ilaçe. Për të gjithë ata që vuajnë nga ky regjim i hajdutëve, që me një mesazh jep 50 milionë euro, te gjithë bashkë te japim një duartrokitje për ata funksionarë të drejtësisë që po përballen me këtë kancer malinj! Edi Rama je hajdut, je hajdut! I them Edi Ramës nga ky shesh: Çdo veprim, çdo nisëm që merr ndaj nesh je absolutisht në konflikt me familjen Lapaj drejtpërdrejte. Kam një thirrje për Diasporën, është koha për të çliruar mëmëdheun! Forca…”, tha Adriatik Lapaj.
/ZËRI



