TIRANË-Kryeministri Edi Rama do të takojë sot në orën 11:00 Presidentin Bajram Begaj. Takimi do të zhvillohet te Pallati i Brigadave dhe shefi i qeverisë do t’i propozojë Begajt 7 ndryshimet në qeveri. Begaj ka 7 ditë kohë të dekretojë shkarkimin dhe emërimin e emrave të rinj të qeverisë Rama, më pas ndryshimet paraqiten për votëbesim në Kuvend (ku duhen 71 vota).
Rama prezantoi një riorganizim të kabinetit qeveritar gjatë mbledhjes së grupit parlamentar mbajtur më 26 shkurt. Nga kabineti u larguan tre emra të njohur: Belinda Balluku, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu, të cilët nuk do të mbajnë asnjë post të ri ekzekutiv. Ristrukturimi përfshiu Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Ministrinë për Marrëdhëniet me Parlamentin, si dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe atë të Mbrojtjes.
Largimet dhe zëvendësimet:
Ikën Belinda Balluku- zëvendësohet nga Albana Koçiu
Besfort Lamallari-Minister i Brendshëm- zëvendeson Albana Koçiun
Toni Gogu- Ministër Drejtësie- zëvendëson Besfort Lamallarin
Ferit Hoxha- Minister i Jashtem- ikën Elisa Spiropali
Enea Karakaçi-Ministër Infrastrukture dhe Energjitike-zevendëson Belinda Ballukun
Ermal Nufi – Ministër i Mbrojtjes- ikën Pirro Vengu
Eriona Ismaili-Ministër për Marrëdheniet me Parlamentin-Zëvendeson Toni Gogun



