Rama: Shqipëria gati të anëtarësohet në BE pa të drejtën e vetos, më mirë brenda se jashtë


Rama: Shqipëria gati të anëtarësohet në BE pa të

Edi Rama

BRITANIA E MADHE- Gjatë pjesëmarrjes në panelin e organizuar nga Chatham House me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian”, Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se procesi i anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian nuk duhet parë më si një zgjedhje ekstreme “ose gjithçka ose asgjë”.

Ai theksoi se vendet kandidate si Shqipëria nuk mund të trajtohen njësoj si vendet anëtare me të drejta të plota, por duhet të përfshihen gradualisht në strukturat europiane, edhe pa të drejtë vetoje fillimisht. Kryeministri u shpreh i hapur për një model të ri anëtarësimi, ku Shqipëria të jetë pjesë e BE-së me një status të veçantë, pa të drejtë vetoje dhe pa votim, deri në reformimin e plotë të mekanizmave të Bashkimit Evropian.

“E kam thënë më parë, kam qenë avokat i kësaj gjëja. Avokat i dy gjërave. E para që procesi s’mund të jetë gjithçka ose asgjë. Sa kohë je vetëm kandidat nuk ke asgjë. Nga kjo shtysë që ne bëmë ia dolëm të gjejmë vesh që na dëgjuan për të pasur para shtesë për të financuar reformat.

Ka një dëshpërim shumë të artë mes vendeve të BE, atyre të mëdha sa i përket barazisë rreth tryezës që duhet të arrijnë konsensus. Kur të na shihni ne do thonë ‘Oh Zot, kemi më shumë nga ata që sjellin telash’e dhe në fund thua ‘jo, jo’. Pastaj vendimi ka veto, kanë të drejtë jo për veton por për faktin që janë kaq të frustuar.

 Marrja jonë si anëtar me një staus ndryshe është e mirëpritur, pa të drejtë vetoje, votimi për sa kohë BE do të reformojë veten. Kjo reformë ka qenë kryefjalë për kaq shumë dekada. Është e vështirë të reformosh mekanizma. Kur vjen fjala për të vendosur ne jemi linjë dhe ndjekim. Kur dënojë ndonjë bela e madhe askush nuk mund të na fajësojë, ndërsa kur ka sukses, jemi pjesë e suksesit.”, u shpreh ai./ZËRI

 

 

Poll



Source link

Scroll to Top