Rama prezanton Igli Tafën në krye të AKSHI-t: I pikëlluar nga ajo që po i ndodh Lindës, por do dalë e pastër, edhe pse…


Rama prezanton Igli Tafën në krye të AKSHI-t: I pikëlluar

edi rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot drejtuesin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Igli Tafa. Ky i fundit, merr detyrën 4 ditë pas dorëheqjes së Mirlinda Karçanajt. 

Gjatë fjalës së tij, Rama foli për kompanitë e AKSHI-t, të cilat sipas SPAK, janë përfshirë në akte korruptive. Kryeministri deklaroi se nuk ka dijeni për këtë çështje, ndërsa u ndal tek ish-drejtoresha Karçnaj, e cila ndodhet në arrest shtëpie për abuzime me tendera të zhvilluar nga AKSHI.

Pavarësisht situatës që Karçnaj ndodht nën akuzë, Rama vlerësoi Karaçanajn për vlerat dhe revolucionin që ka sjellë në udhëheqje të AKSHI-t. Kreu i qeverisë shtoi se ajo është një nga personat më të përkushtuar që njeh në punë dhe se ndihet i pikëlluar për atë që Karçanaj po kalon për momentin, duke theksuar se i takon në drejtësisë në fund që të vendosë. 

“Besoj ndani me mua opinionin që Linda ka qenë gjithmonë e para që vinte në punë dhe e fundit që largohej nga puna. Jam i pikëlluar për gjithçka që ajo po kalon, në radhë të parë për agresionin barbar të portaleve dhe të rrjeteve të dhunës verbale që e asociojnë me gjëra të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Lindën.

Nuk kam dijeni për detaje që lidhen me aktivitetin e atyre kompanive të përfshira në një hetim, por unë kam dijeni për faktin që Linda është një nënë e vetme me dy fëmijë. Ka një karrierë nga më të shkëlqyerat në shërbimin publik. Kam dijeni për faktin se me të gjithë partnerët dhe ju e dini që AKSHI ka partnerë të nivelit të lartë pasi janë të mëdhenjtë e teknologjisë, Microsoft, Oracle, unë kam dëgjuar fjalët më entuziaste dhe mbresat më të jashtëzakonshme për ju, për stafin tuaj dhe për Linda Karçanaj.

I them të gjitha këto në respekt të një personi që ndodhet sot në një kalvar nga ku dua të besoj me gjithë zemër që do dalë e pastër, por në të gjitha rastet nuk më takon mua ta them këtë, i takon drejtësisë. Ama kjo nuk do të thotë t’i hidhen poshtë vlerat që ka krijuar dhe revolucioni që ka udhëhequr së bashku me të gjithë ju”, tha Rama./ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top