TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sëish për situatën e përmbytjeve në vend, kryesisht në Durrës, si ndër më të goditurit e nga moti i keq. Përmes një postimi në rrjeitn e tij social “X”, Rama ka nxjerrë publikisht “përgjegjësit” e situatës. Sipas Ramës, përmbytja e fundit ka ardhur si pasojë pasojë e plehrave dhe shisheve plastike të hedhura që kanë bllokuar kanalet.
“Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë dot detin si zakonisht sepse gryka e kanalit taposet krejt, duke përmbytur dynjanë…”, shkruan Rama.
Sigurisht që kur i hedhim plehrat e shishet plastike nëpër fusha e në anët e rrugëve të atdheut që e duam vetëm në stadium, vjen një ditë shiu me gjyma që i mbledh nga janë e nga s’janë dhe i dynd në det, po kur pastaj shiu është aq i furishëm sa ky i fundit, atëherë nuk e arrinë… pic.tëitter.com/xJpxPdeCQq
— Edi Rama (@ediramaal) January 7, 2026
Më herët gjatë ditës, Rama reagoi duke ironizuar në rrjete sociale, teksa heq përgjegjësinë nga institucionet./ZËRI




