Rama për ‘Die Presse’: SHBA i rregullon gjërat me bomba, vetëm BE di të ndërtojë një shtet


Rama për ‘Die Presse’: SHBA i rregullon gjërat me bomba,

Edi Rama

TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. Në një intervistë për gazetën austriake ‘Die Presse’, Rama shprehu vlerësimin për Europën, duke e cilësuar si një thesar dhe u shpreh se vetëm BE di të ndërtojë një shtet me institucione.

Por sa i përket SHBA-së, Rama deklaroi se Amerika i rregullon gjërat me bomba dhe pastaj me predikime. Për të arsyetuar qëndrimet e tij kreu i qeverisë mori shembull Afganisatnin dhe Irakun, ku sipas tij dështuan pasi nuk perspektivën e Bashkimit Evropian.

Edi Rama: Po bëjmë këtë detyrë që ta bëjmë Shqipërinë ndryshe. Dhe ta bëjmë Shqipërinë më evropiane, më demokratike, më të bazuar te institucionet e veta e jo te figurat e veta, e kështu me radhë. Pra, Bashkimi Evropian është i vetmi burim i këtij lloj përvoje. Nuk e gjen askund tjetër. Po marr shembullin e Afganistanit apo Irakut. Ata dështuan keq sepse nuk e kanë perspektivën e Bashkimit Evropian. Dhe sepse askush tjetër nuk di të ndërtojë një shtet me institucione. Amerikanët nuk kanë durim për këtë punë. Ata e kanë filozofinë e rregullimit të gjërave me bomba. Dhe pastaj me predikime. Por… procesi i gjatë është diçka që vetëm Bashkimi Evropian di ta bëjë. Dhe diçka që vetëm Evropa e ka, le ta quajmë një thesar — s’po them thesar kombëtar se s’është vetëm një komb, është thesar i këtij kontinenti.

Poll



Source link

Scroll to Top