TIRANË– Në mbledhjen e sotme, që kryeministri Edi Rama zhvilloi me Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile, u deklarua se situata e përmbytjeve në vend ka ndodhur vetëm për shkak të reshjeve intensive të shiut. Sipas Ramës, në vetëm 3 ditë, kanë rënë reshje shiu sa për të gjthë muajin Janar, ndërsa tha se gjatë këtij viti do të rriten investimet në kanalet e kullimit, si dhe në transformimin e trupave të emergjencave civile. Rama nuk dha një qëndrim të qartë nëse do të ketë një dëmshpërblim të plotë për qytetarët e dëmtuar.
“Do të investohen 11 mln euro apo 8% më shumë se vitin e shkuar. Investimet kanë rindërtuar 536 kanale ujitëse dhe kullimi që ishin të përgjysmuara. Investimi më i madh ka qenë transformi i trupave të emergjencave, nga trupa pa kokë dhe të vështirë s’ka më keq, nga trupa që vihen në punë. Nëse reshjet e pazakonta të ditëve të fundit ranë dhe përmbytën njësoj vendet e rajonit, sot Shqipëria krejt tjetër.
Kur ne erdhëm në qeveri me malin e borxheve i shlyem një më një dhe kemi përballuar me dinjitet njerëzor e shtetëror, jo vetëm detyrimet ndaj përmbytjeve. Sot dua t’i siguroj të dëmtuarit që do të qëndrojmë me të njëjtin dinjitet, qoftë për banesat dhe gjënë e gjallë.
Dëshiroj të theksoj se puna intensive dhe mobilimi i pandalur 24 orë në të gjithë territorin ku është nevoja dhe e bashkive, do të vazhdojë e pandërprere deri në kapërcimin e kësaj situatë. Ua them të gjithë deputetëve të pranishëm në këtë mbledhje përmes zoom, që të të angazhuar, edhe sot edhe nesër, edhe pasi momenti I vështirë të jetë kapërcyer, pranë njerëzve dhe me njerëzit”-u shpreh Rama.



