Rama në takim informal me ministrat, i mbledh në rezidencën qeveritare në Sauk


Rama në takim informal me ministrat, i mbledh në rezidencën

edi rama, foto arkiv

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të premte ministrat e kabinetit të tij në një nga rezidencat qeveritare në zonën e Saukut në Tiranë. Mbledhja ka nisur që prej orës 10:00, dhe do të jetë informale, pa praninë e mediave.

Raportohet se takimi do të ketë si qëllim diskutimin rreth ngjarjeve të fundit me të cilat po përballet vendi, siç janë përmbytjet. Ndërkohë në fokus do të jenë dhe objektivat dhe prioritet e qeverisë për vitin 2026.

Në mbledhje synohet të bëhet një pasqyrë të planeve strategjike dhe projekteve qeveritare që do të jenë në fokus gjatë këtij viti.

Takimi informal i qeverisë vjen në një kohë kur vendi po përballet prej 4 ditësh me një situatë të vështirë si pasojë e motit të keq, ku mijëra hektarë tokë dhe banesa janë nën ujë, ndërsa një punonjës i Bashkisë humbi jetën në Durrës.

Para mbledhjes me qeverinë, Rama mblodhi dhe Komitetin e Emergjencave Civile, ku u diskutua në lidhje me problematikat e qytetarëve, ndërsa sipas kryeministrit reshjet e shiut kanë rënë në sasi të jashtëzakonshme.

Ky është takimi i parë i qeverisë në 2026 që do te pasohet me takime të tjera e nivel me deputet të Grupit Parlamentar.

Javën tjetër më datë 16 janar, kryeministri Rama do të zhvillojë një takim me deputetet e Grupit Parlamentar te PS. /ZËRI

Poll



Source link

Scroll to Top