BERLIN-Kryeministri Edi Rama ndodhet në forumin ndërkombëtar “Berlin Global Dialogue”, që po zhvillohet në Berlin. Rama në fjalën e tij u ndal tek ecuria e Shqipërisë në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se vendi ka pasur një vit të suksesshëm në këtë drejtim. Kreu i qeverisë përsëriti se agresioni rus ndaj Ukrainës ka zgjuar Evropën, duke bërë që BE të marrë më seriozisht rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor, i cili sipas tij është kërthiza e Europës.
Edi Rama: Kemi pasur një vit të mbarë po ta vendosim në kontekstin e Euopës, dhe se si po shkojnë gjërat. Gjatë muajve të fundit kemi çelur 5 nga 6 grupkapitujve dhe presim që në muajin e fundit të çelim edhe grupkapitullin e fundit, çka do të na çojë në një rekord. Evropa është zgjuar dhe për të pasur një agresion të tillë do të duhej një agresion i Rusisë ndaj Ukrainës. Më parë BE thoshte që Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm, por kjo ishte vetëm me fjalë, tani e kemi edhe me vepra. Shqipëria ka çelur dhe ka mbyllur grupkapituj shumë më shpejt se sa më parë. Nuk jam fort i sigurt që të gjithaq e kanë të qartë hartën e BE. Dua të them që në historinë e hartave BE është i vetmi realitet gjeografik dhe gjeopolitik që ka dy kufij, një të jashtëm dhe një të brendshme, dhe brenda kufirit të brendshëm jemi ne. Në një farë mënyre jemi kërthiza e BE. Unë besoj fort për të gjitha ato arsye të mira është BE që ka nevojë për Ballkanin Perëndimor ashtu siç ne kemi nevojë për BE-në. Trysnia e lartë që po vjen prej agresion rus, e mban BE-në shumë të përqendruar në këtë aspekt. BE-në nuk i dihet kurrë, sepse është shumë e paparishkueshme, sepse nuk është një vend. Është asamble me 27 vende.



