LUSHNJE-Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me fermerët në Krutje të Lushnjës, ku u diskutua mbi rritjen e investimeve në bujqësi, lehtësitë e reja fiskale dhe risitë e skemës së re kombëtare për mbështetjen e këtij sektori. Rama foli për rëndësinë e skemës së re të TVSH-së, sipas së cilës fermerët përfitojnë drejtpërdrejt 10% të vlerës së produkteve të shitura, përmes paraqitjes së faturës.
Edi Rama: Është e qartë se ajo që kemi bërë ne është shumë herë më shumë se sa jepni naftë dhe ndërkohë që nga paratë e shpenzuara për të dhënë naftë deri dje, jo të gjithë përfituesit ishin ata që e meritonin dhe e përdornin naftën për punë bujqësie, sepse skema e ndarjes për tokën, ishte një skemë që kishte problematikën e vet, sepse në shumë raste ata që punojnë tokën janë qiramarrës. Nuk e ka BE këtë skemë, ne po shkojmë drejt BE, jemi kritikuar, e kemi justifikuar me idenë e një faze të caktuar. S’do japim një mbështetje në bazë të sasive që është një llogari 300 mijë lekë të vjetra, shkon në 7-8 mijë euro me skemën e re, në rast se ai që shet prodhimin e vet paraqet faturën, direkt fermeri. Paraqit faturën që e shite dhe merr 10% të faturës mbrapsht dhe ne ato para nëse do të blesh naftë, bli naftë sa të duash, por nuk është nafta këtu. Ata që flasin janë të verbër dhe të ligë. Shqiptarët të japin bisht në majë të lugës kur vjen te politika. I marrin si të mirëqene për budallenj. Janë negociata, nuk është bllokuar asgjë. Ajo që dua të them është se gjëja do të ndodhë shpejt. Pjesë e asaj që negociojmë është; sa vite do të na lini që t’i lëmë fermerët tanë të adaptohen.



