TIRANË- Kryeministri dhe njëherësh kryesocialisti, Edi Rama, do të mbledhë të hënë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste. Mbledhja do të zhvillohet në Pallatin e Brigadave, në orën 11:00.
Burimë bëjnë me dije se në fokus të mbledhjes do të jetë procesi i integrimit europian, ku do të raportojë Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka. Po sipas burimeve, raportimi i Hoxhës dhe Dhukës do të përqendrohet kryesisht tek Kapitulli 24: Drejtësia, Liria dhe Siguria.
Kjo është mbledhja e disatë e Grupit Parlamentar të PS-së, ku pritet të shikohet se çfarë do të ndodhë, dhe nëse do ketë ndonjë vendmarrje. Pasi, në mbledhjen e mëparashme, nuk kanë munguar as debatet mes socialistëve.
Mbledhja e socialistëve vjen në një kohë, kur vetëm një ditë më parë, të enjten, qeveria dorëzoi në Kuvend një raport të detajuar sa i përket negocimit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në raport, evidentohen progrese në fusha që shërbejnë si pjesë e përmbushjes së standardeve të kërkuara në procesin e negociatave me BE.
Gjithashtu, nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka theksuar se Shqipëria deri në fundin e vitit 2027 do të mbyllë negociatat me BE. Sipas kreut të qeverisë, Shqipëria do të jetë anëtare e Bashkimit Europian në vitin 2030.




